Pas Fermës VIP, Arbana Osmani me një projekt të ri: Një reality show si kurrë më parë?!

TvShow

Pas përfundimit të rolit të saj si moderatore në Ferma VIP 3, Arbana Osmani duket se është angazhuar në një projekt të ri, për të cilin ka zgjedhur të ofrojë vetëm disa sinjale përmes rrjeteve sociale.

Në Korenë e Jugut, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente interesante nga vizita në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), që shërben si kufi mes dy Koreve, dhe ka rrëfyer disa histori të veçanta që lidhen me këtë vend të njohur për militarizmin e tij.

Arbana ndau përmes postimeve në InstaStory se turi në DMZ ka zgjatur rreth shtatë orë, dhe se pjesa më e madhe e vizitorëve nuk kishte të drejtë të përdornin telefonat. Ajo gjithashtu ndau informacione mbi familjet koreane që janë ndarë për shkak të luftës dhe për një program televiziv të vitit 1983, i cili ndihmoi në ribashkimin e shumë prej tyre.

Në një tjetër postim, ajo theksoi se kjo eksperiencë ishte veçanërisht e rëndësishme për shqiptarët.

“Një eksperiencë unike sidomos për ne shqiptarët që kemi përjetuar izolimin, arratisjet dhe komunizmin. Absolute must nëse e vizitoni Korenë.”

Sidoqoftë, postimi që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte ai i fundit. Arbana publikoi një selfie me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, pranë kufirit, duke sugjeruar se kjo vizitë kishte një rëndësi më të madhe se sa një thjesht udhëtim.

“Ia dolem të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës :).”, shkroi ajo.

Ky postim ka shkaktuar menjëherë kureshtje në mesin e ndjekësve, pasi sugjeron se vizita në kufirin mes dy Koreve mund të ketë shërbyer si një burim frymëzimi për një format të ri televiziv.

Edhe pse Arbana nuk ka dhënë detaje të tjera, ky postim ka nxitur shumë pyetje rreth mundësisë së një reality show që do të ishte krejt ndryshe nga projektet e saj të deritanishme.

Lajmet e fundit