Pas dh*nës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit dhe merr kete VENDIM!
Arsim Kuçi, i ati i Eduartit, ka thyer heshtjen lidhur me pamjet që kanë pushtuar rrjetin, ku i biri shfaqet duke u dhunuar nga Jozefin Marku. Në një komunikim të shkurtër me “Shqipëria Live”, ai bëri me dije se familja po kalon një situatë tepër të vështirë dhe aktualisht nuk ndjehet i gatshëm për të dhënë detaje të mëtejshme për mediat.
Gjithashtu, ai theksoi se materialet që po ndahen kohët e fundit në internet nuk kanë asnjë lidhje me të dhe nuk janë realizuar me dijeninë apo nismën e tij personale.
“Faleminderit për interesimin tuaj.
Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”.
