E papritur: Ndahen Mateo dhe Brikena: Çfarë ndodhi me çiftin e Big Brother VIP?

TvShow

Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut përmes një veprimi në rrjetet sociale.

Pas një periudhe me dinamika të ndryshme në raportin e tyre, dyshja po përballet me një tjetër moment të paqartë.

Së fundmi është rekrutuar se Brikena dhe Mateo nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në platformën Instagram, gjë që ka ngritur menjëherë pikëpyetje rreth marrëdhënies së tyre. Kjo nuk është hera e parë që ata ndërmarrin një hap të tillë, pasi edhe më parë kishin ndërprerë ndjekjen e ndërsjellë duke nxitur aludime për krizë.

Pavarësisht këtij veprimi, fotografitë e përbashkëta vazhdojnë të jenë të pranishme në profilin e Brikenës. Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të sqaruar situatën mes tyre.

Kujtojmë se më parë Mateo Borri ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave që mori Brikena për një postim të bërë prej saj.

Lajmet e fundit