Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase

    0
    By admin on February 3, 2025 Këshilla Shëndeti

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV,

     

     

    me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka

     

    i cili foli për infeksionet mykotike, të cilat janë shqetësim për shumë njerëz.

    ”Së pari infeksionet mykotike, të njohura dhe si mykozë, janë një gjendje që vjen nga kërpudhat që hyjnë dhe zhvillohen në trupin tonë, kryesisht kur niveli i sistemit imunitar është më i ulët se zakonisht” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se mund të jenë sipërfaqësore, por dhe të brendshme, duke qenë dhe shkaku i shumë patologjive të tjera në sëmundje.

    Mendohet se janë gati dy miliard njerëz në botë që vuajnë nga infeksionet mykotike dhe rreth dy milion njerëz humbin jetën për shkak të tyre, duke zënë vendin e pestë në vdekjet e përgjithshme në botë.

    “Ne kemi vetëm tre lloje klasa ilaçesh për infeksionet mykotike, ku një pjesë e tyre janë toksike, ndërsa një pjesë nuk kanë efektshmëri. Sipas një studimi, është parë që sëmundjet kërpudhore nuk kanë sot shumë rëndësi nga mjekësia, në raport me situatën aktuale dhe pasojat. Janë rreth 13 milion njerëz në ditë të ekspozuar ndaj një infeksioni mykotik, ndërsa sipas studimeve, infeksionet mykotike janë bërë shumë rezistente ndaj ilaçeve” shtoi Altini.

    Shumë kërpudha që futen në organizëm nuk janë problematike, madje luajnë role të dobishme, por ka dhe nga ato që janë të rrezikshme. Infeksionet më të përhapura janë: psoriaza, ekzemat apo patologji të ndryshme të kandidës sepse kur sistemi imunitar është i dobësuar, ato zënë vend më shpejt.

    “Këto infeksione kur hyjnë në trupa, prodhojnë toksina që dëmtojnë qelizat, indet dhe organet tona”, shtoi ai.

    Së fundmi sipas tij është shfaqur një kërpudhë shumë rezistente si ‘Kandida auris’ që ka krijuar shumë probleme dhe është zbuluar në Japoni në vitin 2009. Kandida e zakonshme është gjithashtu e rrezikshme në trup, pasi gjendet në zorrë, rrugë gjenitale, apo membranat e mukozës së mushkërisë.

    ”Nëse nuk kontrollohet, mund të dëmtohet ekuilibri i pehashit të trupit tonë, bakteret e mira prishen, sistemi imunitar bie dhe krijon inflamacion” tha Altini, duke shtuar se përdorimi i antibiotikëve pa kriter do të ulë sistemin imunitar dhe krijon çrregullime në organizëm. Personat që përdorin kontraceptiv apo kortizonik, kanë më tepër probleme, sikurse ata që përdorin tubat e astmës, apo personat me tumore që kanë një ndërlikim të kandidës, pa harruar personat që kanë sëmundje autoimune.

    Cilët janë shenjat apo simptomat që dallojmë kur kemi kandida?

    Së pari ne flemë shumë dhe në kohë të gjatë, pasi ndjejmë lodhje. Së dyti dhimbja e kyçeve pa asnjë arsye. Së treti, dhimbja apo tharja e fytit, çrregullime të shpeshta të humorit, apo sulme paniku si dhe rënie e flokëve. Era e keqe e gojës dhe gjuha e bardhë janë një tjetër shenjë. Dëshira e shpeshtë për sheqer, infeksionet e sinusit janë një tjetër element. Problemet me zorrët, kur kemi gromsira, diare dhe kapsllëk, gazra, etj. Mjegulla e trurit shpesh neglizhohet si një nga simptomat e kandidës, sikurse kujtesa e dobët. Element tjetër është dhe çekuilibri hormonal.

    Por cilat janë disa nga kurat natyrale të luftimit të kanditës? Së pari duhet bërë pastrimi i organizmit, këshillon Joka. Mund të ziejmë qepën, hudhrën dhe lakrën jeshile e selino së bashku, duke i hedhur kripë deti të zezë. Më pas e konsumojmë rreth 1.5 litra në ditë, për 2-3 ditë. E dyta është konsumimi i perimeve, duke eliminuar totalisht drithërat, ushqimet me niseshte, apo alkoolin, duke mbajtur këtë regjim për 5 ditë. Fillimisht sipas Jokës, mirë është të nisim me pastrimin tre ditor me lëng molle, vaj ulliri, lëng oshafi, është shumë i rëndësishëm. Përgjatë kësaj kohe duhen kufizuar patatja apo panxhari që e ushqejnë kandidën. Më pas duhet të mbajmë një dietë të mirë, duke filluar me vajin e kokosit me hudhër, gjithashtu konsumimi i uthullës së mollës është shumë efektiv, përdorimi i argjilës betorike, sikurse një dietë që eliminon karbohidratet e rafinuara apo brumërat. Shtimi i një diete me probiotikë është e nevojshme. Duhet të eliminohen ushqimet që kanë lidhje me qumështin, djathin, duke shtuar vajin e kokosit në përditshmëri, sikurse gjëmbin e gomarit. Nuk duhet të harrohet konsumimi i frutave si kivi, qitro, apo ananasi, gjithashtu dhe çaji i kanellës. Element kryesor është dhe përdorimi i biokarbonatit të natriumit, një lugë çaji në ditë për një javë, tha ai në fund të bisedës.

    MC/Shqiptarja.com

    Previous ArticleLoredana e martuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana HABIT me deklaratën… NGA E MORI VESH ROZANA???
    Next Article Reagojnë të prekur familjarët e Gertës: “Gjesti mundohet të prishë dasmën. Pse sflisni për…”
    Të Fundit

    Makina humb kontrrollin dhe përplaset me shtyllen elektrike, 2 persona…

    September 24, 2025

    Me pIagë th*ke dhe pa shenje jete, identifikohet v*ktima që u gjet në Durrës!

    September 24, 2025

    Tragjike! Sharra elektrike i i pret këmbën, humb jetën burri (Detaje)

    September 24, 2025
    ShowBizi

    Sherri i madh në Rinas! Reagon policia: 18 veta donin të bënin bashkë…

    September 24, 2025

    Reagon Loredana pas ‘skandalit’ në Përputhen dhe marrëdhënien me konkurrentin e programit

    September 24, 2025

    “Më vjen keq që do i thyej zemrën…”- Egli Tako konfirmon ndarjen nga Gjesti, i rrëfen të gjitha

    September 24, 2025
    Tv Show

    Ngjarje e rëndë/ Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

    September 24, 2025

    LAJM I FUNDIT/ Kërcet thika në vend, raportohet për v*ktima

    September 24, 2025

    Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    September 24, 2025
    Horoskopi

    2026 një vit transformues VETEM për këto 3 shenja! ‘Rritje në karrier, shumë para dhe fat në dashuri…’

    September 24, 2025

    ‘Eshtë dita për tu sqaruar…’ E Enjtja me trazira për këto shenja ‘Një sherr i madh do ju ndodh…’

    September 24, 2025

    E mërkura do të trondis këto shenja! Një debat i fortë do ju rrezikojë…Bëni kujdes!

    September 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.