Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, më 4 maj, në Berat, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një motori.

Gazetarja e Klan News Anila Sefa raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Otllak, ku drejtuesi i një motori është përplasur me një makinë.

Viktima raportohet të jetë rreth moshës 60-vjeçare, ndërsa ende priten informacione të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çuan në këtë aksident fatal.

Lajmi në përditësim…