Gjatë Prime të djeshëm, Ola iu drejtua me një term fyes moderatores Arbana Osmani. Ky episod ka nxitur diskutime në hapësirën publike dhe mediatike.
Pavarësisht qasjes së përmbajtur të drejtueses së programit në momentin e ngjarjes, incidenti është pasuar me reagime të shumta nga audienca.
Në vijim të kësaj situate, Elezaj ka ndarë me banorët e tjerë arsyet dhe qëllimin e këtij veprimi.
“Nuk e shijova kur e thashë atë fjalë. E di unë se si e vuaj. Unë e thashë edhe më ha përbrenda”, u shpreh ajo.
Më tej, ajo sqaroi: “E di ajo që nuk e kisha me personin, doja të dija si reagojnë ndaj asaj fjale, si është reagimi i drejtë ndaj asaj fjale dhe unë e pashë.
Unë e pashë si reagohet drejtë kur thuhet ajo fjalë. Mua më tha troç dhe nuk u mërzit asnjë. Dua të shoh, ku jam, ku janë”.