Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    ‘Nuk e dija që po i plotësoja dëshirat e fundit…’ Nëna e 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT tregon momentet e dhimbshme ‘Mendo per mamin…’

    0
    By admin on January 23, 2025 Të Fundit

    Nëna e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë

     

    duke ndarë me publikun të gjithë kalvarin që kaloi djali i saj në Spitalin e Korçës dhe QSUT. Ajo akuzon mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit.

    Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e dërguan atë në shtëpi. Më 29 dhjetor, pasi gjendja e djalit nuk përmirësohej, ata shkuan përsëri në spital, ku pas disa vizitave, djali u shtrua. Sipas nënës, Leo kishte dhimbje të vazhdueshme barku, diarre, dhe të vjella.

    Roveta tregon momentet e fundit të jetës së Leos, i cili sipas saj, ndërroi jetë në duart e dajës së tij.

    “Leo kishte një djegie të paparë në trup dhe donte të zbulohej. Po digjej, kam zjarr më thoshte. Ia thamë doktoreshës por nuk bëri asgjë. Djali e pashë që i kishte duart e ftohta dhe goca ka marrë në një lokal ujë të ngrohtë që t’ia vinim në këmbë dhe duar. Në një moment Leo u ngrit i trembur. I thashë çfarë ke bir i mamit? Asgjë më tha mos ki frikë se asgjë nuk kam. Mos qaj se nuk ka asgjë më tha djali. Më kërkoi të shtrihesha pas tij.

    I thashë është turp të keqen mami se ka njerëz. Mami të lutem shtrihu pas meje më lër të të puth, më puth, më shtrëngo fort po më thoshte djali. U shtriva pas djalit dhe po e përkëdhelja, nuk e dija që po i plotësoja dëshirat e fundit. Nuk zgjati shumë. Bëri një frymëmarrje jo të mirë. I thërrita Leo bir çfarë ke? Më tha nuk mbushem dot me frymë. Lajmërova direkt, nuk erdhi doktoresha por erdhi një infermiere me një matës oksigjeni në dorë. Ia vendosi në dorë dhe matësi nuk punonte në dorën e Leos. Leo kaloi një krizë, i kërcyen sytë përpjetë. Në atë moment kemi thirrur si të marrë.

    Një zotëri ka ardhur nga një dhomë tjetër, na nxorrën me dhunë jashtë mua dhe tim vëlla. Kur më pa vëllai që po ulërija hyri me forcë. Një zotëri tjetër mori bombolën e oksigjenit, e vendosën aty dhe vetëm i thërrisnin Leo shtrëngo dajën, Leo mendo për mamin. I luteshim të bëhej i fortë, por Leon ma kishin shkatërruar, ma neglizhuan”, ka rrëfyer ajo.

    leo sadiku qsut te fundit
    Previous ArticleEdukatorja në Tiranë dh*non të m*turin, dalin pamjet e momentit kur ajo e qëIIon me shuplakë!
    Next Article E fundit: Aksident i rëndë në Tiranë, makina përfundon në trotuar, pIagosen disa këmbësor…
    Të Fundit

    Trishtim! Infermieri i njohur ndahet nga jeta, miqëve nuk u besohet: ‘Dje ishe në punë mes kolegëve…’

    September 15, 2025

    Tronditëse! Një burrë gjendet i vd*kur në banesë, dyshohet se…

    September 15, 2025

    Tërmet i fuqishëm në Detin Mesdhe, ja cfarë raportohet!

    September 15, 2025
    ShowBizi

    Fundi apo fillimi i gjithçkaje?! Astrologia zbulon si do të ndikojë eklipsi i 21 shtatorit te 12 shenjat e Horoskopit

    September 15, 2025

    Inc*sti përçau familjen, sekreti i errët: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij!

    September 14, 2025

    Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i “Big Brother”? Gazetari befason me deklaratën

    September 14, 2025
    Tv Show

    Horoskopi javor i Brankos, 15-21 shtator 2025!

    September 15, 2025

    E RËNDË! Një burrë gjendet i vd**kur në banesë, dyshohet se…

    September 15, 2025

    Infermieri i Traumës ndahet nga jeta, miqtë zemërthyer: Dje ishe në punë mes kolegëve, sot mun…

    September 15, 2025
    Horoskopi

    Fundi apo fillimi i gjithçkaje?! Astrologia zbulon si do të ndikojë eklipsi i 21 shtatorit te 12 shenjat e Horoskopit

    September 15, 2025

    Java nis FUQISHEM! ‘Do përjetoni të paimagjinueshmën…’ Ja cfarë i pret këto shenja pasditen e së Hënës

    September 15, 2025

    “Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa para”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    September 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.