Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    ‘Një muaj i cuditshëm me ndikim shumë të madh…’ Meri Shehu ‘TRONDIT’ me parashikimin që bënë për muajin Mars!

    0
    By admin on March 4, 2025 Të Fundit

    “Ka aq shumë ndikime planetare saqë do të çuditeni të gjithë”, kështu e nisi fjalën e saj në studion e “Rudina” në Tv Klan astrologia Meri Shehu.

     

    Si çdo fillim muaji ajo bëri parashikimin astrologjik për 12-të shenjat e horoskopit.

    Në bazë të ndryshimeve planetare dhe dy eklipseve që do të ndodhin gjatë muajit Mars, ajo renditi shenjat nga ato më pak me fat deri në ato që do të triumfojnë dhe do të korrin sukses.

    Për secilën prej tyre astrologia dha dhe nga një këshillë.

    “Ky është një muaj shumë i rëndësishëm. Nga sot Afërdita që është në shenjën e Dashit kthehet i kundërt dhe do të ndikojë shumë tek Dashët, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret.

    Kurse në fund të muajit kundërshtimi i saj do ta çojë përsëri në Peshk, kështu që Virgjëreshët, Binjakët,

    Shigjetarët dhe Peshqit do të kenë një fund muaji të çuditshëm ose do u jepet mundësia që të rregullojnë ato problematika që nuk kanë rregulluar deri tani. Por, kemi eklipsin e parë të vitit në datën 14 Mars, është një eklips hënor.

    Nuk quhet Hëna e plotë e ujkut, por hëna e plotë e qenit në këtë rast sepse këtë ndikim ka. Ka ndikim shumë të fuqishëm, ngjyrë blu dhe është në shenjën e Virgjëreshës.

    Është nga më të fuqishmit dhe është eklipsi i parë për këtë vit.

    Do të ndikojë shumë tek Virgjëreshët, Binjakët, Peshqit dhe Shigjetarët. Por, kthehet dhe Mërkuri i kundërt në datën 16 në shenjën e Dashit, pra do të kemi një ngatërresë të vogël në mes të muajit.

    Në datën 20 futet Dielli në Dash dhe paralajmëron pranverën dhe kemi barazimin e ditës e natës. Kemi Hënë e re në datën 29 Mars në shenjën e Dashit dhe një lajm tjetër nga më të rëndësishmit është që Neptuni më 30 Mars lë shenjën e Peshqve dhe futet në Dash”, tha astrologia.

    12. Demi – Kthehet Afërdita e kundërt në Dash. Afërdita në shtëpinë e 12-të tregon paqartësi në jetën emocionale, ekonomike, punën dhe problematika me shëndetin apo të kaluarën.

    Plus Mërkuri do të futet në Dash në shtëpinë e tyre të 12-të kështu që priten prapaskena, biseda të fshehta të cilat do të komplikohen më Mërkurin e kundërt në Dash, kështu që Demët duhet të kenë shumë kujdes nga prapaskenat. Mbetet për t’u parë se si do ta shfrytëzojnë Demët, hënën e plotë në Virgjëreshë, kryesisht e kanë në marrëdhëniet erotike. Kujdes në çështjet ekonomike, punën dhe prapaskenat.

    11. Bricjapi – Shenjë e tokës e cila me katërkëndëshin që do të ketë më Mërkurin në Dash dhe Afërditën e kundërt në Dash, problematikat që lidhen me çështjet familjare mund të rikthehen për t’u rizgjedhur. Por, shumë Bricjapë mund të kenë udhëtime, ndryshime vendi apo pune. Gjithashtu do të kenë dhe përkushtime të reja në çështjet familjare, hapet ajo tendenca për çështjet familjare. Gjithashtu mund të kenë dhe bashkëjetesa. Çështjet ekonomike-familjare do të jenë më të rëndësishmet.

    10. Akrepi – Nuk janë në një pozicion shumë të mirë, por do ta shijojnë shumë muajin Mars sepse Afërdita dhe Mërkuri në Dash tregojnë që do të kemi një intensifikim pune dhe të jetës së përditshme. Pavarësisht se do të harxhojnë shumë energji dhe lekë. Megjithatë mund të marrin dhe një lloj pozitiviteti me Hënën e plotë në Virgjëreshë. Gjithsesi në fokus do të jetë rutina e jetës së përditshme, por dhe ndonjë ndryshim me pamjen e jashtme, estetike. Do të kemi dhe rikthime të marrëdhënieve erotike, aq më tepër ato që kanë të bëjnë me punën.

    9. Peshoret – Duke qenë se e kanë Afërditën përballë shenjës së tyre, ajo kthehet e kundërt sot, futet dhe Mërkuri përballë shenjës së tyre dhe do të intensifikohen shumë marrëdhëniet e bashkëpunimet të cilat rreth datës 16 mund të vonohen ose të keqkuptohen. Gjithë Peshoret që kanë pasur keqkuptime në një marrëdhënie të rëndësishme ose në martesë këtë muaj e kanë të destinuar që ta shikojnë më me kujdes. Rreth datës 14 duhet jenë më të kujdesshëm me anën shëndetësore. Kujdes burrin-gruan.

    8. Virgjëresha – Keni Hënën e plotë, eklipsin e parë të këtij viti në jetën tuaj. Në jetën personale dhe në çështjet profesionale do të keni ndryshime të rëndësishme. Diçka do të zbulohet, do të zbulohet e vërteta. Pjesa e Hënës së plotë është thikë me dy presa. Në çështjet ekonomike mund që të keni një rregullim ose të tentoni që përgjatë gjithë muajit të Mars të rregulloni ato prapambetjet ose ngatërresat që keni pasur. Rreth datës 16 fillon një tendencë për të rregulluar gjërat. Merruni me veten, kujdes nga e vërteta dhe ajo se çfarë ju thonë të tjerët.

    7. Binjakët – Rikthehet Afërdita e kundërt në Peshk pas datën 25 dhe do të rimarrin një pozicion që u duket sikur e kanë të humbur. Do të kenë se ku të kapen për të avancuar me karrierën dhe mundësitë e tyre. Ky muaj ka të bëjë më shumë me dukjen e qëllimeve se sa me karrierën në tërësi. Jupiteri është në shenjën e tyre prandaj dhe këto 2-3 muaj duhet që t’i shfrytëzojnë mirë për të arritur atje ku duan. Megjithatë rikthime nga e kaluara dhe partneritet do të ndodhin, por rreth datës 16 do të kemi dhe ngatërresa. Kujdes mos u hapni më shumë se sa duhet.

    6. Peshqit – Neptuni do të ikë nga shenja e tyre. Këta në fund të muajit ose do të fillojnë një revansh të madh ekonomik ose një humbje të madhe ekonomike. Por, për momentin do të merren shumë me çështjet ekonomike, do të rregullojnë probleme dhe do të shikojnë se ku janë. Do të kemi një pikë delikate ose një shkëputje bashkëpunimesh rreth datës 14, me Hënën e plotë në shenjën e tyre. Por, mund të kemi dhe një problematikë në çift.

    5. Gaforrja – Do të luajnë shumë me karrierën këtë muaj. Me Afërditën e kundërt u rikthehen disa mundësi për të rregulluar pozicionin e tyre. Dhe Mërkuri futet sot në Dash që ka të bëjë më shumë me karrierën e tyre. Do të përpiqen që të bëjnë iniciativa dhe veprime të shpejta e të zgjuara. Rreth datës 16 do të shikojmë se çfarë roli kanë pasur, sepse vetëm atëherë futet Mërkuri i kundërt. Kujdes nga dashuritë e idealet e mëdha, sa më e madhe një gjë aq më e çuditshme do të jetë.

    4. Ujori – Janë shumë të favorizuar me planetet në Dash, sepse bëhen pjesë e një komunikimi shumë aktiv, ideve, kontakteve dhe takimeve. U rikthehen shanse nga e kaluara për të rregulluar qoftë ekonominë e tyre, qoftë situata të tjera. Por kanë një shans që të fitojnë akoma më shumë deri në fund të muajit, pastaj bëhen më shumë si ideatorë për të krijuar bashkëpunime me të tjerët. Me futjen e Neptunit në Dash do të shohin që dhe Ujorët do të bëhen udhëtarë të rëndësishëm.

    3. Luani – Janë keqtrajtuar shumë në çështjet ekonomike dhe Hëna e plotë në datën 14 tregon për këta një mister shumë të madh për çështjet e tyre ekonomike. Megjithatë në fillim të muajit do të kenë mundësi të rehabilitojnë çështjet e tyre ekonomike, marrëdhëniet me të tjerët, çështjet ligjore dhe kontaktet me jashtë. Dalin nga zona e rrezikut.

    2. Shigjetari – Pavarësisht se e kanë Mërkurin e kundërt, nëse kanë probleme ligjore ose i kapin në një gabim këta janë ata që dënohen më shumë nga të gjithë. Çështja është që kanë mbrojtje në këtë periudhë. Çështjet erotike dhe ato ekonomike fillojnë të funksionojnë dhe ecin në mënyrë më pozitive. Hëna e plotë në Shigjetar u jep një plus në lidhje me karrierën.

    1. Dashi – Afërdita, Mërkuri janë në shenjën e tyre, futet dhe Neptuni në shenjën e tyre, prandaj do të ndodhin shumë gjëra. Por, duhet të kenë shumë kujdes shëndetin rreth datës 14. Është një muaj i mbarë dhe shumë i çuditshëm./tvklan.al

    Horoskopi Meri shehu
    Previous ArticlePërplasje mes G-Banit dhe Jozit, shkak xhelozia për kë? “I pabesë…”
    Next Article Cfarë ndodhi në dhomën e rrëfimit mes Eglit dhe Gjestit? Dalin pamjet: Jo vetëm puthje, por edhe…
    Të Fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar në Zl! Humb nënën e tij (Foto)

    May 14, 2025

    Zbulohet ARSYEJA MADHORE e largimit të Albës dhe Limit nga Ferma Vip???

    May 14, 2025

    ‘Hera e dytë që fitojë pa nënën time…’ Edi Rama emocionon me fjalimin e tij për fitoren e emandatit të katërt

    May 14, 2025
    ShowBizi

    Zbulohet arsyeja pse u larguan nga Ferma VIP, Alba e Limi? Ja cfare flitet

    May 14, 2025

    Dy ish-banoret e “BBVA4” moderatore të emisionit të famshëm këtë sezon

    May 14, 2025

    Deri në fund të muajit, 2 shenjat e horoskopit që do të përmirësohen financiarisht dhe emocionalisht

    May 14, 2025
    Tv Show

    Luiz Ejlli me plane të reja… Drejt partise politike?

    May 15, 2025

    Gjinekologu ‘nxjerr’ Albën e Limin nga Ferma? E papritur ajo eshte shtatzene?

    May 15, 2025

    Pas lajmeve për shtatzëni, Alba poston FOTO me Limin

    May 15, 2025
    Horoskopi

    Deri në fund të muajit, 2 shenjat e horoskopit që do të përmirësohen financiarisht dhe emocionalisht

    May 14, 2025

    Dikush do vuaj e do qaj, dikush do qesh e do gëzojë/ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret!

    May 14, 2025

    A jeni ju pjesë e tyre? Këto dy shenjave të horoskopit do t’u mbushen xhepat dhe do iu plotësohet zemra!

    May 13, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    March 27, 2025

    10 shenja që tregojnë se dhimbja juaj e kokës mund të jetë e rrezikshme

    March 23, 2025

    Kanceri i stomakut: shenjat dhe simptomat e para

    March 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.