Një person i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në qytetin e Vlorës, duke u vetëvarur në një kullë vrojtimi në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët kanë konstatuar trupin të varur në strukturën e drunjtë të kullës së vrojtimit të bregdetit dhe kanë lajmëruar autoritetet.

Shërbimet e Policisë së Vlorës dhe ato të morgut kanë mbërritur te Plazhi i Vjetër dhe kanë marrë trupin e personit, për autopsi, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar viktimën drejt vetëflijimit.

Vijon…