Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlore, ku një 32-vjeçare me inicialet E.T. është gjetur e mbytur.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, e reja vuante nga depresioni.

Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Më pas, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore,

ndërsa bashkëshorti i 32-vjeçares po merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Top Channel