Një ngjarje tronditëse dhe alarmante vjen nga Italia, në zonën e Catanzarës,

ku një nënë është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj së bashku me tre fëmijët.

Nëna dhe dy fëmijë të vegjël, një katërvjeçar dhe një katërmuajsh, humbën jetën në vend,

ndërsa një vajzë pesë vjeç e gjysmë është në gjendje kritike, në kujdes intensiv në Spitalin e Catanzaros.

Policia në mënyrë të koordinuar po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të këtij akti të rëndë.

Hetuesit nga Skuadra Fluturuese e Catanzaros, së bashku me personelin e policisë mjeko-ligjore,

kanë kryer një inspektim të apartamentit ku jetonte gruaja. Incidenti po mbahet i fshehtë dhe

nuk dihet nëse persona të tjerë ishin në shtëpi në kohën e tragjedisë.