Ngjarje e rëndë/ Sherri për një vajzë, vr*tet 24-vjeçari shqiptar (EMRI/Foto)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vescovato, Itali, ku një i ri shqiptar, 24 vjeç,
ka humbur jetën pas një sulmi me thikë. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në kuadër të një sherri mes disa të rinjve.
Mediat italiane raportojnë se viktima, i njohur me inicialet N. Dalipaj, pësoi të paktën tri goditje në qafë. Pas ngjarjes, ai u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq, nuk arriti të mbijetojë nga plagët e marra.
Në lidhje me këtë incident, policia italiane ka arrestuar një person tjetër, Mattia Miraglia, 32 vjeç, që jeton në Vescovato. Ai gjithashtu ka pësuar lëndime gjatë përleshjes dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor në spitalin “Maggiore” të Cremonës.
Sipas informacioneve fillestare nga hetuesit, duket se konflikti kishte motive të thjeshta, përkatësisht xhelozinë për një vajzë.
Fillimisht, dy personat kishin pasur një diskutim në një lokal, që më pas eskaloi në një përplasje fizike, ku u përdor edhe arma e ftohtë.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjitha detajet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike.
