Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në Shkodër, ku një i ri i identifikuar si Brisildo Stankoja, ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet dhe pritet të japin një reagim zyrtar në vijim.
Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e të riut që humbi jetën në këtë ngjarje tronditëse.