Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme. Raportohet se viktima Gramoz Grymshi, u gjet i pajetë brenda një guve, në fshatin Drizë.

Familjarët e tij kishin denoncuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth guvës në fshatin Drizë, ku edhe ishte parë të hynte nga disa banorë.

Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari u gjet i vdekur në brendësi të guvës, teksa policia konfirmon se në trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të guvës.

Trupi i Grymshit është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.