Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për emocionet dhe vështirësitë që ka përjetuar familja e tij gjatë kohës së qëndrimit në reality show.

I ftuar në nje emision televiziv, ai tregoi se nëna e tij e ka përjetuar shumë rëndë situatën brenda shtëpisë, sidomos akuzat dhe komentet që janë bërë ndaj tij gjatë programit.

Miri u shpreh i prekur duke theksuar se nëna e tij është një grua shumë e sakrifikuar dhe e dashur, e cila ka dhënë gjithmonë gjithçka për familjen. Sipas tij, ajo nuk i ka pranuar lehtë ngjarjet dhe zërat që janë përhapur gjatë spektaklit.

Ai shtoi se një nga shqetësimet e tij më të mëdha gjatë qëndrimit në BBV ishte pikërisht mënyra se si po e përjetonte nëna e tij gjithçka nga jashtë, ndërsa tha se vëllai i tij ka qenë ai që e ka mbështetur dhe e ka qetësuar në këtë periudhë.