Tronditet vendi! Humb jetën një person në minerën e Bulqizës (Detaje)
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në minierat e Bulqizës, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë private në zonën e Batrës, në Martanesh, ku viktima është identifikuar si Gëzim Muça.
Sipas informacioneve paraprake, 62-vjeçari ishte duke punuar në frontin e nxjerrjes së kromit, kur një masiv mineral është shembur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Kanë qenë kolegët e tij ata që kanë konstatuar aksidentin dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe ambulancën. Pavarësisht mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, 62-vjeçari është gjetur pa shenja jete, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Burimi: Newsbomb.al
