Mesazh kërc*nues nga babai i Edi Kuçit? Reagimi për konfl*ktin me Joz Markun

TvShow

Debatet e ashpra që kanë përfshirë Joz Markun dhe Edi Kuçin vijojnë të jenë kryefjala e komenteve online, ku së fundmi janë përfshirë edhe të afërmit e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”.

Raportimet në internet sugjerojnë se prindi i Edit ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me situatën e krijuar përmes një komenti tejet të shkurtër ku shkruhet: “Veq vonim…”.

Për më tepër, në të njëjtin postim është publikuar edhe imazhi i një tatuazhi që ndodhet në krahun e Edit, ku shkruhet: “Hakmarrja s’ka datë skadence”.

Këto postime janë lexuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë paralajmërues pas ngjarjeve ku u përfshi Edi, megjithatë, mungon një verifikim zyrtar apo i pavarur që konfirmon nëse ky mesazh buron vërtet nga babai i tij.

Lajmet e fundit