Mbështetje masive për Joz Markun: Kush janë personazhet që kërkojnë lirinë e këngëtarit?

TvShow

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë mbështetjeje publike nga figura të njohura të ekranit shqiptar, të cilët kanë kërkuar lirimin e këngëtarit Jozefin Marku, pas ndalimit të tij nga forcat e rendit në Tiranë. Autoritetet e kanë ndaluar këngëtarin si të dyshuar për pesë vepra të ndryshme penale, të lidhura me incidentin e ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit ku u përfshi edhe Edi Kuçi.

Ndër zërat e parë që reaguan ishte G-Bani, i cili ndau një fotografi në shoqërinë e tij me mbishkrimin: “Rrespekti për familje, për nder dhe për Shqipni, asht ma i fort nga çdo burg dhe çdo qeli…”, duke treguar qartë se i qëndron pranë në këtë moment.

Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe Seldi Qalliu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh: “Free @joz_marku.

S’ka bo asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja live para të gjithëve”.

Gjithashtu, Valbona Mhilli ka dashur të japë kontributin e saj moral duke publikuar një imazh të vjetër krah këngëtarit me përshkrimin: “Me ty vllai im!”.

Edhe Hatixhe Brika, e njohur në publik si Hati, është bërë pjesë e këtij mobilizimi duke ndarë një sekuencë nga një festë ditëlindjeje ku performonte Jozi, me mesazhin: “I bashkohemi trendit”.

Në këtë formë, vetëm pak kohë pas ndalimit, lëvizja në mbrojtje të këngëtarit po zgjerohet vazhdimisht përmes deklaratave të miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij në rrjet.

Lajmet e fundit