Mbështetja e papritur e Hati-t për Joz Markut pas arrestimit: Si u zbulua lidhja e tyre

TvShow

Autoritetet policore kanë vënë në pranga gjatë së shtunës këngëtarin Joz Marku, si i dyshuar për përfshirje në dhunimin e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi. Ngjarja është shënuar pranë zonës së mbikalimit të Rinasit, në kryeqytet.

Pavarësisht peshës së akuzave me të cilat përballet, Jozi ka gjetur një mbështetje të dukshme në platformat digjitale. Një prej figurave mjaft popullore në rrjetet sociale, e njohur si Hati e TikTok ose Hatixhe Brika, ka zgjedhur të solidarizohet me të.

Përmes një klipi të publikuar nga festa e ditëlindjes së saj, ku këngëtari ishte i pranishëm për të performuar, tiktok-eja ka shkruar “I bashkohemi trendit”, duke konfirmuar kështu hapur mbështetjen e saj ndaj tij.

Përballë ligjit, 30-vjeçari Jozefin Marku ngarkohet me pesë akuza, përkatësisht: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Përveç Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit, policia e Tiranës ka shpallur gjithashtu në kërkim 48-vjeçarin Anton Huli si dhe 27-vjeçarin K. V.

Sipas versionit të Policisë së Shtetit, ky grup personash, në bashkëpunim me individë të tjerë të paidentifikuar, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 26-vjeçarit Eduart Kuçi, me pretendimin se ky i fundit kishte shprehur fyerje ndaj njërit prej tyre në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit