Lidhje e re për Ina Aderin? Ish-banorja e BBVA5 kapet në aeroport me një djalë misterioz
Në redaksinë e newsbomb.al ka mbërritur një pamje filmike ku ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 5” Ina Aderi shfaqet në një ambient aeroporti nën shoqërinë e një djali të panjohur.
Në këto pamje vihet re Ina duke ecur pranë këtij personi, çka ka nxitur kuriozitet të madh në rrjet. Publiku është vënë në kërkim të identitetit të djalit dhe natyrës së lidhjes që ata mund të kenë mes tyre.
Kujtojmë se Ina Aderi, e cila është bërë e njohur si pjesëmarrëse në “BBVA5” dhe në “Për’puthen”, pati tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të romancës me Keijsi Hysenin, një histori dashurie që nuk pati jetëgjatësi.
Pas mbarimit të rrugëtimit të tyre në “BBVA5”, në një intervistë për “Top Arenën” të dhënë më 22 qershor, Ina pranoi publikisht ndarjen nga Keijsi. Ajo sqaroi se ndarja mes tyre erdhi pasi ata kuptuan se nuk funksionojnë dot së bashku si çift, pavarësisht marrëdhënies së mirë dhe faktit që ajo u shpreh me humor se “e ka trajnuar mirë”.
Në këtë kontekst, paraqitja e saj në publik me një person tjetër të gjinisë mashkullore ka ngritur pikëpyetje mbi statusin e saj aktual sentimental. Mbetet ende e paqartë nëse ky person është partneri i ri i Ina Aderit, ndërsa jemi në pritje të një prononcimi nga ana e saj për këtë rast.
