Ledion Liço zgjedh fjalët e Joan Didion: Çfarë fshihet pas postimit enigmatik?
Moderatori dhe producenti Ledion Liço ka ngjallur interes në rrjetet sociale pas një publikimi të ri në Instagram, ku ka ndarë disa portrete bardhezi të shoqëruara me një frazë të shkrimtares së njohur Joan Didion.
Në këto foto, ai shfaqet në momente të ndryshme, teksa ka zgjedhur të përcjellë një mesazh filozofik rreth mënyrës se si koha na bën t’i fshijmë nga kujtesa ndjenja dhe ngjarje që më herët dukeshin të përjetshme. “Ne i harrojmë shumë shpejt gjërat që mendonim se nuk mund t’i harronim kurrë.
Harrojmë njësoj dashuritë dhe tradhtitë, harrojmë atë që pëshpëritëm dhe atë që bërtitëm, harrojmë se kush ishim”, citohet në shkrimin e zgjedhur nga Liço.

Përtej këtyre vargjeve, ai ka preferuar të mos japë asnjë sqarim shtesë, duke ia lënë interpretimin ndjekësve përmes imazheve dhe mesazhit të autores.
Ky publikim është dukshëm më introspektiv krahasuar me postimet e tij të zakonshme, ndonëse vetë Liço nuk ka sqaruar nëse këto fjalë pasqyrojnë ndonjë situatë apo ndodhi specifike në jetën e tij private.
