Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij.

Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdes të veçantë nga mjekët.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, ndërsa familjarët ndodhen në spital pranë vogëlushit.