Lajm TR*GJIK: Humb jetën ish banori i njohur i Big Brother Vip

Te Fundit

Në moshën 29-vjeçare, TikToker-i mjaft i ndjekur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik.

Burimet njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku i riu u përfshi në një përplasje ndërsa po udhëtonte me motorin e tij.

Pas aksidentit, ai u dërgua me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku stafi mjekësor ndërmori përpjekje maksimale për t’i siguruar mbijetesën.

Fatkeqësisht, dëmtimet e marra ishin tepër të rënda dhe Laurent Krasniqi nuk arriti të mbijetojë, gjë që u konfirmua edhe nga burimet e “Prive By Liberta Spahiu”.

Para famës së fituar në “Big Brother VIP Kosova”, ai kishte ndërtuar një karrierë fillestare në platformën TikTok, ku u bë i njohur për ndjekësit.

Ndërkohë, institucionet përkatëse pritet të zbardhin detajet dhe rrethanat e plota rreth kësaj tragjedie.

Lajmet e fundit