Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në qarkun e Fierit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, 34 vjeçari A.S, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me dinamikën e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.