Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Kyç apo këmbë e ndrydhur? Ja hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë për të parandaluar komplikacionet sipas specialistit Ylli Merja

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti
    Ylli Merja

    Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për ndrydhjet e artikulacionit në këmbë apo kyçe,

    cilat janë hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë në mënyrë për të parandaluar komplikacionet

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për ndrydhjet e artikulacionit në këmbë apo kyçe,

    cilat janë hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë në mënyrë për të parandaluar komplikacionet.

    Pak prej nesh kanë kaluar jetën pa ndrydhur njëherë kyçin e këmbës. Ndrydhjet janë ndër dëmtimet më të zakonshme muskulore në njerëz të të gjitha moshave,

    dhe kyçet e këmbëve janë veçanërisht të prekshme për shkak të madhësisë së vogël të nyjës dhe forcave të ushtruara mbi to kur trupi është në lëvizje.

    Sipas specialistit Ylli Merja ndrydhja është një dëmtim i ligamenteve që mbajnë kaviljen. Ligamentet në pjesën e jashtme të kaviljes janë ato që dëmtohen më shpesh kur këmba gjatë lëvizjes ndrydhëse rrotullohet nga brenda.

    Ndrydhja e artikulacioneve, si të kyçit të dorës apo të këmbës, nuk është një problem serioz shëndetësor, pasi mund të kalojë edhe pa marrë trajtim të specializuar, por është aq shqetësues sa nuk mund të rrini pa bërë asgjë! Nëse do të veproni në kohë, nuk do të ndjeni dhimbje dhe ndrydhja nuk do të kalojë në komplikacione të tjera.

    Simptomat e një ndrydhjeje të artikulacionit janë:

    · Dhimbje të menjëhershme të forta dhe të padurueshme

    · Enjtje të artikulacionit, ndoshta dhe mavijosje

    · Kërcitje e fortë kyçesh të shoqëruara me dhimbje

    · Vështirësi për të mbajtur trupin në ekuilibër

    · Vështirësi për ecje

    · Hemoragji nën lëkurë

    Shkallët e lëndimit të kyçit të ndrydhur mund të jenë të ndryshme: Shkalla e parë: nyja e lënduar ka enjtje të lehtë dhe dhimbje të lehta dhe shërohet për 3-4 ditë. Shkalla e dytë: nyja e lënduar ka filluar enjtjen, nuk ka nxirje, ecja realizohet me dhimbje. Shërohet për 7-8 ditë. Shkalla e tretë: kyçi enjtet shumë, ka nxirje nën lëkurë, ka dhimbje të forta dhe nuk lejon që të qëndrosh në këmbë. Shërohet për 15-25 ditë.

    Çfarë duhet të bësh nëse pëson një ndrydhje? Sipas specialistit Merja hapi i parë është reduktimi i lëvizjes duke e mbajtur artikulacionin në qetësi. Duhet të vendosni akull për rreth 10-15 minuta çdo 2 orë. Mos e vendosni akullin në kontakt me lëkurën, pasi mund të shkaktojë djegie prej ftohjes. Mbështilleni akullin me një peshqir ose me një pecetë të lagur për të mbrojtur lëkurën. Më pas mbështjellim artikuacionin me një napë të lagur me uthull molle dhe ujë në raportin 1 me 1. E mbajmë më uthull molle 10-15 minuta. Bëni një masazh të lehtë me vajra bimore reumer, vaj livando dhe vaj ulliri ose vaj kokosi, livando dhe vaj dafine. Masazhimin bëjeni 2-3 herë në ditë. Pas masazhit grijmë një qepë të kuqe dhe një patate. Shtoni një lugë çaji kripë dhe përziejeni mirë. Vendoseni në nyjën e dëmtuar dhe mbështilleni me garzë. Lëreni 12 orë.

    Në rastin kur nyja është gjakosur ndjekim të gjitha hapat si më lartë dhe më pas do të përgatisim një mbështjellje të cilën do ta mbajmë për 3-4 ditë (kuptohet duke e rinovuar herë pas here). Marrim dy feta bukë të zezë, i lagim me verë të kuqe dhe fetat i bukës i shtypim si brumë dhe mbështjellim artikulacionin e dëmtuar. Kjo masë hollon gjakun, lehtëson qarkullimin e gjakut dhe rigjeneron shpejt tendinat dhe enët e dëmtuara.

    Gjithashtu specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandoi një mëngjes të shëndetshëm për forcim kyçesh dhe tendinash me kos, musli, osteomer, boronicë dhe pak piper miks si dhe 2 çajra shumë efikas për qetësimin e dhimbjeve dhe forcimin e tendinave:

    · Në një litër ujë ziejni 2 minuta 1 dorë lule murrizi, 1 dorë bar blete, 4-5 akacie, 1 dorë tërfil. Pijeni këtë çaj 1 gotë 3 herë në ditë.

    · Hedhim në një kavanoz lule të njoma të akacies dhe disa feta limoni. Mbushim kavanozin me ujë të pijshëm dhe e lemë 3-4 ditë. Kullojeni dhe pijeni duke e ëmbëlsuar sipas dëshirës. Ky shurup përmban shumë vitaminë C, A, B, taninë dhe flavonoide./Shqiptarja.com

    Ylli Merja
    Previous ArticleMerrni masat dhe mos harroni cadrën, moti bënë kthesën DRASTIKE për ditën e nesërme!
    Next Article Sëmundjet e veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Trajtimi me bimë mjekësore sipas Ylli Merjas
    Të Fundit

    Ngjarje e rëndë në vend: Gjendet i p*jetë një person në oborrin e shtëpisë

    August 2, 2025

    Së shpejti në ekran! Arbana Osmani me një reality show të pa parë në televizionet shqiptare, ja cfarë u zbulua

    August 2, 2025

    Vr*u të birin dhe e copëtoi, zbulohet arsyeja BEFASUESE e kr*mit mak*bër që tronditi rrjetin!

    August 2, 2025
    ShowBizi

    Pasi u ‘kap’ nga Jozi-n, vjen reagimi i Stresit

    August 1, 2025

    ”Më puthë …”, Jozi e ‘kap’ Stresin pas deklaratave të tij rreth ngjarjeve në BBVA

    August 1, 2025

    Cila shenjë do ketë bashkëjetesë apo fejesë? Horoskopi për GUSHTIN: Pas datës 15…

    August 1, 2025
    Tv Show

    Ndryshe nga çfarë e njohim sot, dalin fotot e vjetra të Jori Dellit

    August 2, 2025

    Pasi u ‘kap’ nga Jozi-n, vjen reagimi i Stresit:Mos tju behet qejfi…

    August 2, 2025

    ”Më puthë …”, Jozi e ‘kap’ Stresin pas deklaratave të tij rreth ngjarjeve në BBVA

    August 1, 2025
    Horoskopi

    Kësaj shenje do i c*pëtohet zemra! Horoskopi për sot, ja cila shenjë do HUMB GJITHCKA!

    August 2, 2025

    Një Gusht i TRISHTE për këto shenja: Vendime të vështira dhe ndarje ciftesh! Ja cilat shenja do…

    August 1, 2025

    Kujdes, kujdes, kujdes në këto 3 data! Yjet paralajmërojnë për muajin Gusht!

    August 1, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.