Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Kujdes, ja çfarë sëmundje fshihet pas lëkurës së skuqur në fytyrë/ Ylli Merja: Ju tregoj kurën qe…

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti
    Ylli Merja

    Të paktën 13 milion njerëz janë të prekur nga Rozacea në botë, edhe pse mendohet që numri mund të jetë shumë herë më i madh dhe në rritje.

    Ylli Merja

     

    Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe trajtimi me metoda natyrale.

    “Rozacea është një gjendje inflamatore kronike e lëkurës që prek kryesisht fytyrën në hundë dhe faqe” thekson Merja.

    Shkaktarët e akneve rozacea janë: lëkurë e dobët në pjesën e fytyrës, faktorë të jashtëm që irritojnë lëkurën si grimca apo baktere, rrezatimi diellor te personat me lëkurë të hollë, çrregullimet hormonale, trashëgimia gjenetike,

    ndryshimet e temperaturave të menjëhershme, imuniteti i ulët, rritja e përqëndrimit të proteinës katelicinë, puna në kompjuter në qendra tregtare të mbyllura, ankthi, stresi, migrena.

    Gjithashtu shkaktar i rozaceas është dhe merimanga mikroskopike demodex, e cila përqendrohet në zonën rreth hundës, faqeve, syve dhe qerpikëve.

    Simptomat kryesore të kësaj gjendje inflamatore janë:

    – Skuqje e lëkurës dhe kapilarë të dukshëm në pjesën e fytyrës, hundës, ballit

    – Puçra në zonën midis hundës, faqeve dhe lëkurës te pjesa midis syve dhe enjtje e gjendrave të yndyrës

    – Trashje të epidermës dhe shfaqje puçrash të mëdha me shumë qelb

    – Acarim i syve, tharje, kruarje, djegie, ndjesi rëre në sy, kiste në qepalla

    – Lëkurë e yndyrshme

    – Pore të hapura, lëkurë e skuqur e ashpër

    – Puçrat mund të shfaqen edhe në kokë, gjoks, shpinë

    – Krijon lëkurë të ndritshme

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se kjo sëmundje inflamatore e lëkurës kalon në disa faza, ku në fazën e parë kemi skuqje të lëkurës në faqe, hundë dhe sy. Skuqja thellohet deri në shfaqjen e venave merimangë, ndërsa në fazën e dytë shfaqet fondi i përhershëm i kuq i fytyrës, formimi i puçrave të kuqe dhe pikave me qelb. Në fazën e tretë, komplikimi kur shfaqet Rinofima (trashja e hundës) dhe hapen poret në lëkurë, ndërsa më tej vijon faza e veçantë, ku sëmundja prek sytë me skuqje, tharje, blefarit, kruarje, etj.

    Specialisti Merja tregon se si çdo sëmundje tjetër edhe kjo problematikë mund të parandalohet. Ai ndan disa këshilla sesi të frenojmë shfaqjen e rozaceas “Duhet të shmangen pijet alkolike, ushqimet e nxehta, çajrat e nxehta, speci djegës, qumështi, qumështi i sojës, produktet shtazore me yndyrë të lartë. Shmangni qëndrimin në diell nga ora 11:00 – 15:30, mos qëndroni në ajër me pluhura, lagështi, mos kaloni në ambjente me ndryshime temperaturash, pastruesit e lëkurës të mos jenë as acide as me alkool. Për ata që kanë një lëkurë delikate mirë është të pastrojnë fytyrën në mbrëmje me çajra bimore”.

    “Sa më herët të niset trajtimi, që në fazën e parë, aq më i lehtë dhe më efikas do të jetë rezultati” thekson Ylli Merja, i cili tregon trajtimin alternativ:

    – Shplajmë fytyrën me një çaj bimor: Në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta 3 lugë çaj myku, 2 lugë çaji mollë të egra, 1 lugë kamomil, 1 lugë kumak. Shplajmë fytyrën duke përdorur 250 ml çaj dhe 1 lugë kafe sodë buke. Pasi thahet lyejeni fytyrën me ujë trëndafili ose ujë nga manushaqet. Pasi thahet uji i trëndafilit lyejeni fytyrën me krem me helikrisium ku mund të shtoni 5-6 pika esencë kamomili, 3 pika mente. Trajtimi me çaj, ujë trëndafili dhe kremin bëhet 2 herë në ditë

    – Për blefaritin bëjmë kompresa me çaj kamomili dhe kokoçeli: Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 2 lugë gjelle kamomil dhe 1 lugë gjelle kokoçel. Bëjmë kompresa të syve çdo darkë 10-12 minuta, për 10 ditë. Pas kompresave lyeni sytë me hudhër 2 herë në ditë.

    – Pini 1-2 gota boronicë në ditë për 2-3 javë

    – Hani 20 fije shafrani në ditë

    – Kur fytyra nxehet e lajmë me çajin ose me lëngun e trangullit

    – Kremi mbrojtës me SPF 50-60 mbron fytyrën nga rrezatimi UV

    – Ndër ushqimet që ju ndihmojnë: dieta mesdhetare, peshku, fara liri, fara chia, arrat, fasulet, thjerrëzat, antioksidantët, fibrat, ushqimet që përmbajnë zink dhe vitaminë A

    Ylli Merja
    Previous ArticleSëmundja e ‘panjohur’ e meshkujve, nëse keni këto shenja kujdes, mund të keni nivel të lartë të acidit urik / Trajtimi përmes kurave bimore dhe regjimit ushqimor
    Next Article ‘Ilaçin’ e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja prezanton bimët magjike
    Të Fundit

    ‘Mu tha zemra, më iku Edita ime…’ Rexhep Qosja rrënqeth me postimin prekës pas humbjes së të bijës

    August 2, 2025

    Aksident tr*nditës në vend: Automjeti përmbyset, shoferi i tij…

    August 2, 2025

    Detaje nga ngjarja e rende: Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, i biri 26-vjeçar e goditi 7 herë me th*ke!

    August 2, 2025
    ShowBizi

    Egli na prezanton me personin e zemrës

    August 2, 2025

    “Lidhjet në krizë…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër

    August 2, 2025

    Ngjarje e rëndë në vend/ Djali sulmon me th*kë nënën e tij, gruaja në gjendje të rëndë

    August 2, 2025
    Tv Show

    Përmbyset makina, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

    August 2, 2025

    Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

    August 2, 2025

    I martuar dhe më fëmijë/ Deklarata e PAPRITUR e Laert Vasilit: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

    August 2, 2025
    Horoskopi

    “Lidhjet në krizë…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër

    August 2, 2025

    “Me financat nuk do keni vështirësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    August 2, 2025

    Kësaj shenje do i c*pëtohet zemra! Horoskopi për sot, ja cila shenjë do HUMB GJITHCKA!

    August 2, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.