Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”, Eljona dhe Klodjani,

duket se janë në një lidhje romantike, pasi dyshja ka postuar një foto së bashku.

Teksa prej kohësh flitej se mes tyre kishte një lidhje dashurie, duket se Eljona ka vendosur ta konfirmojë diçka të tillë.

Ajo ka postuar një foto së bashku, ndërsa ish-banorja e BBVIP i ka bërë edhe tag Klodjanit.

Duket se dyshja e ka vijuar njohjen edhe jashtë formatit, ku morën edhe famë.