Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    ‘Kjo ditë nuk do jetë aspak si e keni menduar…’ Ndodhi tronditëse për ju sot, ja kur dhe cfarë do ju ndodh!

    0
    By admin on June 2, 2025 Të Fundit

    Dashi

    Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë.

    Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift do jetë më e bukur. Ndjenjat shprehini edhe më shumë. Ju beqarët, sado që të mundoheni, nuk do arrini dot ta bëni për vete personin e ëndrrave dhe do mbeteni të vetmuar. Në punë do jeni kreativë dhe të pandalshëm derisa të arrini objektivat. Shumë shpejt për ju do fillojë një etapë edhe më e bukur, por që duhet të dini ta shfrytëzoni. Në planin financiar do vazhdoni të keni vështirësi të njëpasnjëshme dhe nuk do dini çfarë të bëni.

    Demi

    Në punë do vendosni rregull dhe do gjeni metoda të reja për të arritur atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë shumë e ekuilibruar dhe pa probleme. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që keni në krah dhe emocionet do jenë më të forta se asnjëherë. Ju beqarët jo vetëm që do afroheni më shumë me personin që pëlqeni, por mund të merrni edhe aprovime për propozimet që do bëni. Në punë do ju duhet akoma më shumë përqendrim për të arritur atje ku dëshironi. Mos u ndalni për asnjë lloj arsyeje në rrugën që keni nisur. Financat do fillojnë të normalizohen dalëngadalë.

    Binjakët

    Gjatë kësaj dite do keni etje për të zbuluar gjëra të reja sot dhe nuk do iu trembeni as sfidave. Ju të dashuruarit do keni vetëm momente të gëzuara dhe emocionuese. Gjithë kohës do ndiheni për mrekulli. Do buzëqeshni pafund dhe mezi do prisni të takoni partnerin. Nëse jeni beqarë do keni dashuri me shikim të parë dhe do futeni në etapën më të bukur të jetës tuaj. Në punë dita do jetë mjaft premtuese. Do dini t’i bëni gjërat me rregull dhe nuk do ju dalin të papritura. As kolegët ziliqarë nuk do ua prishin dot planet. Me çështjet financiare duhet të merreni më shumë sepse situata do jetë vërtet e trazuar.

    Gaforrja

    Do jeni paksa kritikë gjatë kësaj dite, por këtë do e bëni për të mirën e të gjithëve. Ligësi nuk do keni në shpirt. Ju të dashuruarit do arrini çdo gjë që doni. Edhe nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje të forta do zgjidhin gjithçka me qetësi dhe do ndiheni shumë më mirë. Ju beqarët duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi disa persona do kërkojnë thjesht të luajnë dhe të përfitojnë prej jush. Në punë nuk do pranoni të jeni nën urdhrat e dikujt që nuk di aspak për fushën ku punoni dhe mundet të jepni edhe dorëheqjen nëse nuk ju pranohen kërkesat. Në planin financiar do jetë Merkuri që do ju bëjë të logjikshëm dhe do ju ndihmojë të arrini të zgjidhni çdo problem.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do bëni të pamundurën për t’iu qëndruar larg konflikteve dhe do bëni gjithçka për të pasur një jetë sa më të qetë. Ju të dashuruarit do përjetoni çdo emocion që keni dëshiruar sepse partneri do përkujdeset për gjithçka dhe do ju mbajë në pëllëmbe të dorës. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe jeta juaj do marrë drejtimin e shumëpritur. Zemra do rrahë aq fort sa asnjëherë më parë. Në punë do ju konkretizohen shumë ëndrra. Nga përpjekjet e mëdha që keni bërë do merrni frytet e dëshiruara. Financat do jenë mjaft delikate kështu që kujdesuni për çdo hap që do hidhni.

    Virgjëresha

    Trgohuni më të përgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe keni për ta para sa mirë do iu ecin gjërat. Për ju të dashuruarit vijimësia e të sotmes do varet plotësisht nga sjellja që keni pasur së fundmi. Nëse keni pasur komunikim dhe tolerancë do kaloni një dite të kënaqshme, në të kundërt përgatituni për debate edhe më të forta. Ju beqarët nuk do e keni aspak mendjen tek dashuria sepse për ju ka gjëra edhe më të rëndësishme. Në punë do negocioni me shefat për disa ndryshime të mëdha. Mendoni për të shkuarën e vështirë dhe bëni të pamundurën për të mos qenë më në të njëjtën situatë. Financat do mbeten delikate dhe duhet patjetër të shpenzoni sa më pak.

    Peshorja

    Gjatë kësaj dite nuk do bëni aspak gabime dhe jeta do ju ecë për mrekulli. Për ju të dashuruarit, kjo e sotmja do jetë shumë e favorshme. Do e mbani gjithë kohës mendjen tek tjetri dhe do bëni edhe surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do mbani përgjegjësi për çdo hap që do hidhni kështu që nuk duhet të nxitoheni për asgjë. Në punë mos mendoni se do jetë çdo gjë fushë me lule. Do kaloni edhe vështirësi, por nëse nuk dorëzoheni keni për të arritur shumë lart. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta menaxhoni kështu që nuk do keni asnjë lloj tronditjeje.

    Akrepi

    Sot do reflektoni më shumë dhe do e kuptoni se çfarë duhet të bëni për të mirën tuaj dhe të atyre që iu rrethojnë. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë të qetë, pa pasion të madh, por edhe pa debate e konflikte. Ju beqarët do takoni një person shumë inteligjent dhe pjesë e elitës së qytetit ku jetoni. Atë nuk duhet ta humbisni nga duart për asnjë lloj arsyeje. Në punë do jeni më të besueshëm se më parë dhe shefat do iu japin mundësi të reja për ta treguar veten. Sektori i financave, për shkak të gjithë gabimeve që keni bërë së fundmi, do vazhdojë të jetë delikat dhe aspak i qëndrueshëm.

    Shigjetari

    Gjatë kësaj dite do e shihni gjithçka me pozitivizëm dhe nuk do jeni më të stresuar si më parë. Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do vazhdoje të jetë prioritare. Do lini çdo gjë tjetër pas dore që të kaloni më shumë kohë me partnerin dhe të dashuroheni si të çmendur. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm fillimin e një lidhjeje, por pritet që për ju të ndodhin gjëra shumë interesante. Në punë keni për të marrë disa lajme shumë të mira, të cilat do iu shtyjnë të shtoni përpjekjet. Nuk do përtoni për asgjë. Me financat bëni kujdes që ta ruani qëndrueshmërinë. Po gabuat do vuani shumë në të ardhmen.

    Bricjapi

    Gjatë kësaj dite do jeni më spontanë dhe më origjinalë se më parë. Ju të dashuruarit do jeni më të hapur për dialog dhe bashkëpunim në çift. Do flisni më qetësisht me partnerin dhe do ia shprehni më ëmbëlsisht ndjenjat. Ju beqarët do jeni shumë të sjellshëm me çdo person që do takoni dhe do merrni goxha ftesa e propozime. Në punë mundohuni të mbani larg vetes personat xhelozë sepse ata mund t’ua prishin planet atëherë kur nuk e prisni. Qëndroni më mirë vetëm dhe bëni atë që keni në mendje. Buxheti nuk do jetë i keq, por po bëtë gabime dhe po investuat çdo para që do keni, shumë shpejt do mbeteni duarthatë.

    Ujori

    Sado që të mundoheni ta bëni jetën tuaj sa më të mirë sot. Nëse keni një lidhje, e sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme kështu që bëni kujdes me çdo gjë që do thoni. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos prekni pikat e dobëta. Ju beqarët do keni një ditë me aktive nga më parë dhe do realizoni takimet që keni ëndërruar. Në punë do jeni të aftë të fitoni më tepër besim tek shefat dhe ata do iu lejojnë të bëni edhe gjërat që ju mendoni. Me pak fjalë do jeni si shefa të vetes. Me shpenzimet mos bëni gabime sepse shumë shpejt situata mund të marre tatëpjetën dhe do ndiheni keq.

    Peshqit

    Edhe pse do bëni çdo gjë që keni në dorë sot për ta ndryshuar sa më parë situatën, nuk do ja dilni gjithmonë. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë aspak ashtu si e keni ëndërruar. Shpesh do lindin edhe debate e mosmarrëveshje me partnerin, të cilat do ju nxitin të qani me dënesë. Ju beqarët mirë është të mos pranoni çdo lloj ftesë që do ju bëhet, por të hiqeni sikur nuk jeni shumë të interesuar. Do bëheni më interesantë. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha. Mos u tregoni të paduruar sepse do jeni ju që do dilni më të humburit. Situata financiare do përmirësohet goxha vetëm falë mbështetjes se pakushtëzuar të familjarëve.

    Horoskopi shenjat yjet
    Previous Article‘Bir mos u vono se nëna e vetme në shtëpi po të pret…’ Nuk mbahen lotët, këto janë dy të rinjt që aksidenti tragjik u mori jetën!
    Next Article ‘Temperatura të larta dhe muaj i thatë…’ Lajda Porja paralajmëron për Qershorin, ja sa pritet të shënojë termometri!
    Të Fundit

    Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘PERVELOHET’! Ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

    June 15, 2025

    E diel e trishtë në vend! 22 vjecari mbytet në lumin Mat, dalin detajet e rënda

    June 15, 2025

    A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

    June 15, 2025
    ShowBizi

    Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

    June 15, 2025

    ‘Je gjithmonë i imi bab’…’ Nuk mbahen lotët, ky është mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së babait

    June 15, 2025

    Çfarë po ndodh me Jozin? Loredana flet për periudhën e vështirë që po kalon: Nuk jam shë…

    June 15, 2025
    Tv Show

    “Mami vr*u babin për te na shpëtuar ne”, modelja shqiptare përlot me historinë tr*gjike: Ai donte të … (Video)

    June 15, 2025

    Jave e re FAT I MADH… Horoskopi i ditës së nesërme, e hënë 16 qershor 2025

    June 15, 2025

    E rëndë në Shqipëri/ Mbytet në lumë 22-vjeçari (Emri)

    June 15, 2025
    Horoskopi

    Nga e Hëna 5 shenja të zodiakut do të ken një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

    June 15, 2025

    A jeni gati për një fillim jave ‘TRONDITESE’? Horoskopi për këtë të Hënë, ja cfarë ju pret!

    June 15, 2025

    Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të Horoskopit

    June 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.