Historia e pazakontë që po ‘CMEND’ rrjetin! cifti shqiptar që u nda vetëm 1 ditë pasi morën shtëpi bashkë

Te Fundit

Një histori e pazakontë nga puna e saj si agjente shitjesh ka ndarë një e ftuara në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell”.

Gjatë diskutimit për çiftet e reja që kërkojnë të marrin një banesë me qira, ajo tregoi një rast kur një çift kishte vendosur të merrte një shtëpi, kishte kryer procedurat e prenotimit dhe kishte bërë kontratën, por vetëm një ditë më vonë gjithçka ndryshoi.

Sipas agjentes, vajza e çiftit e kishte telefonuar për ta njoftuar se nuk do ta merrnin më banesën, pasi ndërkohë ishin ndarë.

“Na ka ndodhur një histori e çuditshme. Një çift që pasi tha se do ta merrte shtëpinë, një ditë më pas vajza më mori në telefon dhe më tha që nuk do ta marrin shtëpinë, sepse janë ndarë”, tregoi ajo në studio.

Burimi: top-channel.tv

Lajmet e fundit