Jozi mohon të ketë pasur lidhje me Vlabonën, ish banorja ja thotë hapur ‘Mos më bëjë të nxjerrë VIDEON!’
Jozi ka deklaruar se me Valbonën ka vetëm shoqëri, por Ledjona mesa duket di më shumë.

Jozi ishte i ftuar në ‘E diell’ ku është vendosur në siklet nga Ledjona, e cila i ka përmendur një video duke u shprehur e sigurtë që mes tij Valbonës ka pasur një lidhje.
Ledjona: Na thuaj tamam se çfarë marrëdhënie ke patur me Valbonën? Se nuk e ‘ha’ askush që jo je shoku i vëllait, jo….
Nevina: Ti Ledjona di diçka?
Xheneta: Patjetë
Nevina: Ore Jozi na e thuaj tani, se tanët jemi
Jozi: Për të disatën herë e them që Valbonën e kam shoqe
Nevina: vetëm shoqe?
Jozi: Marrëdhëniet tona janë
Ledjona: Tregohu i sinqertë tani, se ndryshe do tregoj videon se çfarë the pak më parë
Jozi: Unë të provokova me diçka. Thashë një tip sekreti, po ti nuk i mbake sekretet
Ledjona: Jo, nuk është sekret se e ka dëgjuar edhe Xheneta edhe Dea
Jozi: Po Xheneta shpif
Nevina: Ose thuaj të vërtetën tani, ose…
Vajzat: O sot, o kurrë
Jozi: Valbonën e kemi shoqe dhe do ta kemi shoqe gjithmonë
Nevina: Ish-shoqe?
Jozi: Shoqe, dhe do ta kemi gjithmonë
Nevina: Se nuk na lënë gocat. Të kanë vënë në mes Jozi.
