Tragjedia që goditi familjen Kelmendi ka prekur të gjithë opinionin publik.
Mes personazheve që kanë shprehur ngushëllimet e tyre është edhe Joz Marku, i cili ka pasur një raport aspak të mire me Gjestin.
“Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhennetit!”- shkroi ai në Instastory.
Ky reagim vjen pas dhjetëra mesazheve prekëse nga artistë e miq të afërt të Gjestit, fituesit të Big Brother Vip Albania 4, i cili humbi të vëllanë në një aksident tragjik.