Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Java e fundit e Qershorit, kjo shenjë pritet të SURPRIZOHET nga fati i madh dhe nga e mira!

    0
    By admin on June 20, 2025 Të Fundit

    Ditën e premte ndodh solstici veror dhe dielli kalon në shenjën e Gaforres duke përforcuar intuitën dhe lidhjen tonë

     

    me familjen dhe rrënjët. Javët në vijim mund të jemi pak më të ndjeshëm dhe do të reflektojmë për familjen. Nga ana tjetër, do të marrim edhe vendime të rëndësishme, shpjegon astrologia Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie”

    Këtë javë të fundit të qershorit do të mendojmë përtej kornizave. Është një moment i bukur për të shijuar, për të pritur mundësi të reja dhe për të ndërtuar vizione.

    Dashi

    Hëna e re në shenjën e Gaforres u krijon kushtet për një fillim të ri familjar, për blerjen e një shtëpie, për përfitimin dhe shfrytëzimin e pronës personale dhe për të patur një ndihmë ose mbështetje nga familja. Nuk përjashtohet ardhja e një personi të ri në familjen tuaj. Duhet të organizoni sa më mirë jetën tuaj dhe do të keni shanset dhe mundësinë që ta bëni, dhe jeta juaj personale do të ketë shumë mundësi në pjesën e dytë të javës dhe do të keni shanse për bashkëpunime financiare.

    Demi

    Shanse shumë të mira në atë pjesë të jetës ku duhet të krijoni kontakte me qëllim promovimin e punës dhe synimet tuaja. Do të gjeni mbështetje nga miqtë dhe nga partnerët tuaj si financiarisht si nga ana e këshillave që do ndihmojnë në lulëzimin tuaj, javë erotike qe do të keni mundësinë të takoni njerëz dhe te flirtoni dhe të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj. Kujdes presionin ose ndikimet që mund të keni nga njerëzit e rrethit pasi mund të ndikojnë piskologjikisht tek ju.

    Binjakët

    Fillon për ju një periudhë shume e rëndësishme financiare. Hëna e re në shenjën e Gaforres do të ndikojë në sferën tuaj financiare për një vit. Kapni shanset dhe duhet të keni kujdes në planet dhe projektet ku duhet të investoni. Binduni që e kemi mirëorganizuar, ndërkohë nëse keni propozime nga miqtë duhet të jeni të kujdesshëm nga iniciativat që merrni me ata. Gjatë kësaj jave duhet të keni kujdes kur hidhni lekë për të rregulluar jetën, shtëpinë apo përditshmërinë tuaj. Ju presin takime interesante me biseda që do ju shërbejnë juve. Kujdes me dyshimet që keni për të ardhmen.

    Gaforrja

    Jeni në një fazë të re në çdo fushë të jetës, si në atë personale dhe atë profesionale. Sfera profesionale dhe jeta juaj sociale kërkojnë kujdes të veçantë, rrisni përgjegjësinë, do ju jepen detyra më të mëdha dhe mund t’ju jepet përgjegjësia e një prindi. Nga ana tjetër duhet të jeni të kujdesshëm ju që keni lindur në ditët e para të shenjës, që të mos ekspozoheni dhe ju që do bëni ditëlindjen këtë javë, përcaktohet fillimi i vitit por edhe i 12-vjeçarit. Do të keni shanse këtë janë që të përfitoni financiarisht. Kujdes me bisedat që do bëni me të tjerët për financat, kryesisht të dielën dhe të hënën.

    Luani

    Periudhë ku duhet të fokusoheni në realizimin e planeve për të ardhmen, punoni me program dhe më të mbyllur që të gjitha këto që po bëni këtë vit, vitin tjetër të korrni suksese. Të njihni sukses që do të vazhdojë për shumë vite. Do të keni mbështetje nga prindërit dhe mbështetje financiare që do të ndryshojë jetën tuaj, Vazhdoni të jeni të fokusuar në punë dhe në pjesën e dytë të javës do të keni shanse unike për biseda ku do të merrni këshilla për të ardhmen tuaj dhe të promovoni karrierën tuaj. Kujdes se mund të ketë shkas që mund t’u jepni të tjerëve të dielën dhe të hënën.

    Virgjëresha

    Hëna e re në Gaforre shënon fillimin e një periudhe 1-vjeçare ku do të keni në jetën tuaj miq të rinj dhe të fortë. Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në jetën tuaj dhe në realizimin e planeve tuaja. Duhet të jeni shume të kujdesshëm me reagimet nëse dikush ju provokon. Gjysma e dytë e javës ju ofron shanse për biseda intime dhe jo vetëm që do të çojnë përpara jetën dhe karrierën tuaj. Mirw është t’i mbani për veten tuaj.

    Peshorja

    Fillon për ju një periudhë shumë pozitive në jetën tuaj profesionale dhe sociale, disa nga ju do të merrni vendime përfundimtare. Shumë të ndikuar jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës që do të shikoni ndryshime pozitive, nëse dikush ju mërzit apo ju bllokon planet nuk duhet të dorëzoheni apo mposhteni sepse të mirat ju presin. Do të bëni disa biseda intime por duhet të jeni të kujdesshëm. Do të bëni biseda me miqtë për bashkëpunime ose jetën tuaj dhe të ardhmen në pjesën e dytë të javës.

    Akrepi

    Jeni në një fazë të mirë ku po favorizohet e ardhmja juaj, do të hapen horizonte të reja. Do të zgjidhni gjëra që kanë të bëjnë me jashtë shtetit ose probleme ligjor. Do të jetë një farë ndryshimi, sidomos për ata të lindurit në ditët e para të shenjës që mund të mos keni kaluar shumë mirë, tani erdhi momenti të kapi këto shanse. Organizoni përditshmërinë thuaj, pjesa e dytë e javës do të ketë suksese në punë dhe biseda shumë rezultative të cilat do të sjellin përmirësime në financat dhe përditshmërinë tuaj. Mos hyni në konflikte me eprorët të dielën apo të hënën tjetër.

    Shigjetari

    Jeni në një periudhë të fokusuar në sferën financiare, që ka të bëjë me ndihmën dhe mbështetjen që do të vijë nga të tjerët, jeni në një fazë ku mund të merrni dhe një huan thjesht duhet të dini sa të shtrini këmbët. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të keni ndryshime rrënjësore në jetën tuaj dhe këto ndryshime do të jenë pozitive. Në karrierën dhe punën tuaj duhet të jepni maksimumin, në gjysmën e dytë të javës zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me ligjin. Do të keni shanse shumë të mira për të udhëtuar

    Bricjapi

    Jeni shumë të favorizuar pasi Jupiteri dhe hëna e re në shtëpinë e 7, krijon shanse të reja në punë. Është një javë erotike dhe një jave ku ju do të keni në pjesën e dytë të javës shanset që t’u jepni zgjidhje problemeve personale apo profesionale.

    Ujori

    Përditshmëria juaj do të rregullohet në një mënyrë shumë të mirë. Kjo javë do t’ju japë mundësi shumë të mira për të gjetur mbështetje në organizimin e punës suaj, ndërkohë në pjesën e dytë të javës do të keni mundësinë të krijoni baza shumë të mira për të ardhmen.

    Peshqit

    Jeni një nga më të favorizuarit, pasi hëna e re në Gaforre ju sjell shanse unike për jetën tuaj për projektet, dhe të gjithë sferat e jetës. Kujdes në sferën financiare dhe shumë probleme të tilla do të gjejnë zgjidhje në pjesën e dytë të javës. Suksesi është me ju dhe kujdes në bashkëpunimet tuaja, mos reagoni nga provokimet e të tjerëve.

     

    Horoskopi shenjat yjet
    Previous ArticleShtatë minuta errësirë totale! Kur do të ndodhë eklipsi diellor më i gjatë i mijëvjeçarit?
    Të Fundit

    Java e fundit e Qershorit, kjo shenjë pritet të SURPRIZOHET nga fati i madh dhe nga e mira!

    June 20, 2025

    Menduam që ishin bashkë, Gjesti THUMBON në këtë mënyrë Egli Takon?

    June 20, 2025

    A jeni gati te shikoni një ngjarje qiellore që s’do ta shihni më për mijëra vjet? Ja cfare do te ndodh

    June 20, 2025
    ShowBizi

    Ana Lika prek me rrëfimin e saj: Pas humbjes së nënës, u diagnostifikova me…

    June 20, 2025

    Sezoni i Gaforres ka filluar, çfarë pritet për secilën shenjë të Horoskopit

    June 20, 2025

    Sot nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

    June 20, 2025
    Tv Show

    Shtatë minuta errësirë totale! Kur do të ndodhë eklipsi diellor më i gjatë i mijëvjeçarit?

    June 20, 2025

    Si u ‘shit’ cmimi i madh! Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë, Ferma Vip cmimin ja ka premtuar ketij konkurenti… (EMRI)

    June 20, 2025

    LAJM I FUNDIT/ Tërmet i fortë lëkund Iranin, epiqendra pranë Teheranit…

    June 20, 2025
    Horoskopi

    Java e fundit e Qershorit, kjo shenjë pritet të SURPRIZOHET nga fati i madh dhe nga e mira!

    June 20, 2025

    Sezoni i Gaforres ka filluar, çfarë pritet për secilën shenjë të Horoskopit

    June 20, 2025

    Sot nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

    June 20, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.