Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ja vr*në djalin në mes të qytetit, flet i ati i Kristianit ‘Do marr hak, e vr*s atë që…’

    0
    By admin on September 8, 2025 Të Fundit

    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën pak ditë më parë ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua me breshëri plumbash për arsye që ende mbeten mister për policinë.

    Ende pa një përgjigje është edhe babai i Kristianit, Marash Kola, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Shqipëria Live, Semiljana Azizi, rrëfeu se si e mori vesh lajmin fatkeq të të birit.

    Ai gjithashtu shtoi se e mendon edhe hakmarrjen nëse policia nuk e zgjidh vrasjen misterioze.

    “E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.

    Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër.

    Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte.

    Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam friks nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër,” tha Kola.

    Deklarata e motrës

    Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas ngjarjes tragjike.

    Ajo thotë se për lajmin e trishtë e kanë marrë në telefon dhe i thanë se vëllain ia kanë vrarë.

    “Më mori shoqëria dhe më dha lajmin”, tha ajo mes lotësh dhe e veshur me vellon e zisë.

    Ajo hodhi poshtë çdo pretendim se vëllai i saj është i përfshirë në ndonjë ngjarje, ndërsa tregoi edhe biseden e fundit me te.

    “Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Ai nuk ka pasur asnjë problem, gjithmonë fliste me mua ose babain. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë. Nuk është e lehtë të fusësh djalin në dhe,” u shpreh ajo me lot në sy.

    Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes, ndërsa theksoi se “nuk janë marrë në pyetje nga policia”.

    “Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo në Euronews, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.

    Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

    “Nuk ka pasur asnjë konflikt, ka punuar me babain. Duam drejtesi, ia leme ne dore drejtesise”, tha mes lotesh e motra e Kristian Koles.

    Si ndodhi ngjarja
    Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

    Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.

    Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.

    Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.

    Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.

    Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin.

    i ati Kristian kola shkoder vrasje
    Previous ArticleE z*za vdekje u mori të atin 2 javë para nisjes së shkollës, del momenti prekës ku vajzat e Kreshnikut shoqërohen vetëm nga e ëma!
    Next Article ‘A do ta heqësh qafe si njeri…’ A është ky zëri i Elvana Gjatës? Flori Mumajesi ‘SHTANG’ rrjetin me…
    Të Fundit

    ‘E vr*va sepse ai më…’ Flet autori i at*ntatit të sotëm, ja cfarë problemi paska pasur me v*ktimën!

    September 8, 2025

    Panik, ankth dhe tmerr! Egli Tako pa ‘ferrin me sy’, humb në mes maleve për 3 orë!

    September 8, 2025

    Aksident i frikshëm! Kamioni godet 4 automjete, dy persona…

    September 8, 2025
    ShowBizi

    E vetme 3 orë e “zhdukur”/ Egli Tako rrëfen tmerrin që i ndodhi: Humba në malet e…

    September 8, 2025

    Shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha në fushën financiare dhe në…/ Parashikimi i Horoskopit nga astrologia Liza Gjika

    September 8, 2025

    Ndryshime dhe vendime të rëndësishme! 8 shtatori sjell bollëk dhe fat për këto 4 shenja të horoskopit

    September 8, 2025
    Tv Show

    E vetme 3 orë e “zhdukur”/ Egli Tako rrëfen tmerrin që i ndodhi: Humba në…

    September 8, 2025

    Horoskopi JAVOR 8-14 shtator 2025: Në punë do të keni një situatë të paqëndrueshme dhe…

    September 8, 2025

    Lajm i TRISHTE/ Ndahet nga jeta moderatorja e njohur…

    September 8, 2025
    Horoskopi

    Shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha në fushën financiare dhe në…/ Parashikimi i Horoskopit nga astrologia Liza Gjika

    September 8, 2025

    Ndryshime dhe vendime të rëndësishme! 8 shtatori sjell bollëk dhe fat për këto 4 shenja të horoskopit

    September 8, 2025

    ‘Një gënjeshtër e së shkuarës do ju shkatërroj cdo gjë…’ Java nuk nis mbarë për këto shenja

    September 8, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.