Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në rrugën e Arbrit.
Makina e cila po udhëtonte në drejtim të Tiranës është shkrumbuar plotësisht në fshatin Shkallë të Xibrit.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti u shkrumbua totalisht.
Fatmirësisht personat që udhëtonin në të arritën (anëtarë të një familjeje) të dilnin pa u lënduar.
Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shkëndijë elektrike.