Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    I ati invalid, motrën e sëmurë…Ky është i riu nga Kukësi që u v*r në mes të Brukselit!

    0
    By admin on October 3, 2025 Të Fundit

    Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, i cili më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel.

    Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, teksa më pas njoftuan autoritetet. Kanë qenë këta të fundit ata të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele.

    Autoritetet belge janë duke hetuar disa pista, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar dhe të vetëvrasjes. Por, sipas grupit hetimor, mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim i cili mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me grupet kriminale.

    Edhe gazetari shqiptar, Artan Hoxha, e konfirmoi këtë fakt gjatë një interviste të dhënë në “Syri Tv”. Sipas Hoxhës, 29-vjeçari ishte pjesë e një grupi që merret me trafikun e kokainës dhe dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së një ngarkese të madhe kokaine.

    Bekim Halilaj, është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni.

    “Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha Hoxha.

    Bekim Halilaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë angleze. Në 2 nëntor të vitit 2017, ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë u dënuan me 24 vite burg në total nga Gjykata Southampton, për veprën penale të trafikimit të drogës.

    Dënimi erdhi pasi grupi u deklarua fajtor për shpërndarjen e kokainës me vlerë prej 4 milionë paund, nga shtatori i 2016 -ës deri në prill të 2017-ës.

    Bekim Halilaj dhe Fitim Halilaj, u deklaruan fajtorë edhe për posedimin e një dokumenti identifikimi që përdorej në mënyrë të kundraligjshme. Të katër shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në Britani.

    “Ata ishin në vend ilegalisht dhe shpesh përdorën identitete të sofistikuara të rreme për të mundësuar qëndrimin e tyre në Britani të Madhe dhe të gjeneronin sasi të konsiderueshme të parave të pista, duke tregtuar kokainë”, shprehej detektivi Tim Ireson.

    Konkretisht asokohe u dhanë këto masa për 4 shqiptarët:

    Bekim Halilaj, 21 vjeç u dënua me shtatë vjet heqje lirie.

    Fitim Halilaj, 27 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burgim.

    Tamas Hela, 24 vjeç, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj.

    Nuri Mucmataj, 26 vjeç u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg

    Bekim Halilaj bruksel vdekje
    Previous ArticleAksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Për shkak të përpIasjes së fortë, shoferi…
    Next Article Mbaji shënim! Këto janë datat më të rëndësishme për tetorin!
    Të Fundit

    Aksident tronditës! Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vd*kur

    October 3, 2025

    Mbaji shënim! Këto janë datat më të rëndësishme për tetorin!

    October 3, 2025

    I ati invalid, motrën e sëmurë…Ky është i riu nga Kukësi që u v*r në mes të Brukselit!

    October 3, 2025
    ShowBizi

    Reagimi i papritur i nënës së Ledrit për ndarjen e tij nga Sara Hoxha: “Nuk kemi patur qejf, por të rinjtë nuk na…

    October 2, 2025

    Tetori muaj lehtësimi, astrologe Meri Gjini: Kjo shenjë Horoskopi lan borxhet dhe shlyen kreditë

    October 2, 2025

    Nuk i del inati/ Elton Ilirjani merr një tjetër vendim drastik ndaj Shqipe Hysenajt: “Do t’i ndalohet të…”

    October 2, 2025
    Tv Show

    E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit

    October 3, 2025

    Horoskopi ditor, shenjat që duhet të kenë kujdes

    October 3, 2025

    LAJM I FUNDIT/ Identifikohet burri i vr*rë sonte në Tiranë. Ishte më i ri nga sa u mendu

    October 2, 2025
    Horoskopi

    Mbaji shënim! Këto janë datat më të rëndësishme për tetorin!

    October 3, 2025

    Një lajm i Zl do ju pushtojë sot! Yjet paralajmërojnë, ngjarje me dhimbje ju presin!

    October 3, 2025

    Larje borxhesh dhe fitim parash, Tetori një muaj i artë! Meri Gjini vecon këtë shenjë nga të gjithë të tjerët

    October 2, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.