Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Humbje e madhe! Ndahet nga jeta regjisori i njohur, kinematografia shqiptare në Zl

    0
    By admin on September 1, 2025 Të Fundit

    Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila thote se “pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës”.

    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush”, shkruan vajza e tij Juna Anagnosti.

    Jeta dhe veprimtaria

    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    Veprat artistike
    Ai është autor i shumë filmave shqip:

    Gjoleka, djali i Abazit (2006)
    Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
    Përrallë nga e kaluara (1987)
    Gurët e shtëpisë sime (1985)
    Kujtime nga Gjirokastra (1983)
    Vëllezër dhe shokë (1982)
    Në shtëpinë tonë (1979)
    Monumenti (1977)
    Lulëkuqet mbi mure (1976)
    Kur hiqen maskat (1975)
    Cuca e maleve (1974)
    Përjetësi (1974)
    Motive nga dita e diel (1973)
    Malet me blerim mbuluar (1971)
    Parafabrikatet (1970)
    Plagë të vjetra (1968)
    Duel i heshtur (1967)
    Komisari i dritës (1966)
    Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

    Dhimitër Anagnosti vdekje
    Previous ArticleTërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…
    Next Article Tërmet tronditës në Afganistan, mbi 600 te vd*kur dhe mijera ne rrenoja!
    Të Fundit

    Ndodh sërish! Edukatorja dh*non 3 vjecarin në tiranë, drejtoresha e kopshtit “i lë” nënës Zotin: Allahu të ta marrë hakun

    September 3, 2025

    Egli Tako së shpejti si moderatore? Merr në dorë këtë emision në Top Channel

    September 3, 2025

    L*ftoi 10 ditë me jetën, por nuk ja doli dot! Humb jetën i riu që u aksidentua javën e kaluar!

    September 3, 2025
    ShowBizi

    “Hëna e Përgjakur”, këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga Eklipsi Hënor i 7 shtatorit

    September 3, 2025

    Lajm i trishte/ Prezantuesja e njohur humbë vëllain në moshë të re…

    September 3, 2025

    “Ekuilibri financiar do tronditet jashtë mase”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    September 3, 2025
    Tv Show

    Egli Tako rikthehet në Top Channel si moderatore?

    September 3, 2025

    E enjtja sjellë surpriza! Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh

    September 3, 2025

    Tronditëse/ Nënë shtatzënë dhe i porsalinduri gjenden pa jetë në banesë, ja çfarë dyshohet

    September 3, 2025
    Horoskopi

    “Hëna e Përgjakur”, këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga Eklipsi Hënor i 7 shtatorit

    September 3, 2025

    ‘Shtatori plot furtuna…’ Chrysanthi Kalogeri jep ALARMIN per mbylljen e veres dhe nisjen e vjeshtes!

    September 3, 2025

    ‘Kujdes me shëndetin…’ Kjo shenjë pritet të sëmuret! E Mërkura sjellë të papritura të mëdha

    September 3, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.