Gjendet një makinë e djegur në Tapizë. Gjatë këqyrjes,
në brendësi të makinës janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
“rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.