Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Gabimi më i madh nuk qëndron te ushqimi, Ylli Merja zbulon “recetën” për të humbur 5 kg në muaj

    0
    By admin on December 17, 2024 Këshilla Shëndeti
    Ylli Merja

    Të heqësh peshën e tepërt të trupit është një sfidë që ndonjëherë bëhet mjaft e vësh tirë dhe shumica e njerëzve e humbasin durimin.

    Ju po e ndiqni rregullisht dietën dhe ditë për ditë peshoheni, por nuk shihni asnjë ndryshim. Në këtë kohë, ju jeni gati të hiqni dorë.

    Kjo është shumë e gabuar pasi nuk duhet asnjëherë të mendoni se pesha e tepërt ikën kaq shpejt, ndaj ju këshillojmë që më mirë të testoni peshën tuaj 1 herë në jave, sa sa 1 herë në 24 orë.

    Secili prej nesh kërkon të dobësohet, por më parë duhet të kuptojmë se edhe dobësimi është një “mjeshtëri” më vete, pasi në shumicën e rasteve nëse e sforcojmë trupin, ai do të pësojë më shumë dëmtime se sa do të humbasë në peshë.

    Ndonjëherë, aq shumë dukeni të mërzitur me trupat tuaj, sa kërkoni të bëheni sa më shpejt elegantë, duke e lënë veten tuaj të uritur, por kujdes! Kjo mund t’ju sjellë probleme, pasi do të ngadalësoni metabolizmin tuaj dhe do të shkaktoni dobësi fizike.

    Një nga mjekët popullorë më të mirë në Shqipëri, Ylli Merja, këshillon se ju duhet me çdo kusht të ushqeheni rregullisht që trupit mos t’i mungojë kurrë glukoza, e cila kthehet në energji për të na mbajtur “gjallë”.

    Ai shton se shumica e njerëzve që kanë kërkuar të dobësohen shumë shpejt, i kanë shkaktuar dë me trupit dhe në veçanti kanë krijuar gur në tëmth, pasi dobësimi shumë i shpejtë krijon shumë papastërti që mund të ndikojnë jo për mirë tek organet tuaja të brendshme.

    Këshilla shtesë për dobësim:
    Lakrat përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe ndihmojnë rënien në peshë. Hithrat, meshtekna, mustaqet e misrit, drunakuqi janë bimë të cilat largojnë ujin e tepërt në organizëm dhe ndihmojnë tretjen e yndyrnave nën lëkurë.

    Nëse do të përdorni çaj për dobësim, përdoreni kështu:
    Çaji për dobësim përdoret kështu: 1 paketë hidhet në 2 litra ujë që valon, lihet të ziejë 2 minuta, e të ftohet rreth 20 minuta.

    Kullojeni dhe ruajeni në frigorifer çajin. Konsumohet 3 herë nga 1 gotë në ditë pas ushqimit….

    Ylli Merja rekomandon që të gjithë personat që kërkojnë të humbasin në peshë, të konsumojnë të gjitha vaktet, si edhe të hanë vakte të ndërmjetshme, ku duhet theksuar se vakti më i rëndësishëm duhet të jetë mëngjesi.

    Mëngjesi:
    Në një pjatë shtohet 1 gotë kos, 1 lugë kafe vaj lini, 1 lugë gjelle me fara chia, 1 lugë kafe me kanellë, 1 lugë kafe me xhinxher si dhe 1 lugë kafe me mjaltë. Lihet të zbutet 5-10 minuta dhe konsumohet si mëngjes.

    Një këshillë shumë e rëndësishme është që pas orës 19:00 pasdite, të mos konsumoni më asgjë. Ju mund të pini një lëng pa sheqer dhe pa gaz, ose të hani një sasi të vogël të frutave, por asnjë lloj ushqimi tjetër.

    Ushqimet që duhet të hiqni dorë:
    Kategorikisht nëse kërkoni të dobësoheni, ju duhet të mos konsumoni ëmbëlsirat, birra ose verë, sheqerin minimizojeni në gjysmë lugë kafe në ditë (përfshirë këtu edhe sheqer në kafe/çaj); brumërat të llojit: makarona, buka e bardhë, biskotat e gatshme, ushqimet e skuqura. Hapi tjetër për t’u dobësuar është lëvizja.

    Është e rëndësishme të bëni një jetë aktive. Edhe pse ambienti i punës mund t’ju privojë, duhet të paktën 3 herë në javë të bëni 1 orë ecje. Mungesa e lëvizjes dobëson muskujt e trupit të cilët bëhen të butë.

    Lëngjet që duhen konsumuar:
    Konsumimi i ujit duhet të jetë 1.5-2 litra ujë në ditë. Këtu përfshihen edhe çaji apo lëngjet e frutave. Nuk duhet të konsumoni lëngje me gaz gjatë kësaj periudhe, pasi ato përmbajnë shumë sheqer.

    Mund të përdorni kafe, pasi përmban acidin klorogjenik që ndihmon në shkrirjen e yndyrave nën lëkurë. Ushqimet që mund të përdorni janë mishi, veza, kosi, suprat e ndryshme, etj.

    Frutat dhe perimet me fibra ndihmojnë në përthithjen më të mirë të vlerave ushqyese dhe ndihmojnë jashtëqitjen. Proteinat mund të merren nga mishi i pulës dhe peshkut, por edhe veza përmban shumë aminoacide dhe këshillohet të përdoret çdo ditë.

    Ylli Merja
    Previous ArticleQë festa e fundvitit të mos përfundojë si mos më keq, Ylli Merja tregon çajin që nuk duhet të mungojë në tavolinë atë natë
    Next Article “Mjafton një lugë në drekë”, Ylli Merja zbulon përbërësin që i nevojitet personave mbi 40 vjeç
    Të Fundit

    Sërish tërmet i fortë në Rusi! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

    August 3, 2025

    Banorja e BBVA4 në pritje të ëmbël? Kjo foto tregon gjithcka! (Foto)

    August 3, 2025

    Aksident i Zl! Humb jetën në lule të moshës 21 vjecari shqiptar

    August 3, 2025
    ShowBizi

    Djali e goditi 7 herë me thikë, ja si eshte sot gjendja e Nexhmije Sules

    August 3, 2025

    Ish banorja e BBV4 shtatzene per here te pare?

    August 3, 2025

    Egli na prezanton me personin e zemrës

    August 2, 2025
    Tv Show

    Ndërron jetë në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar

    August 3, 2025

    Turqi/ Rrëzohet avioni gjatë një propozimi për martesë, dy të plagosur rëndë

    August 3, 2025

    Përmbyset makina, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

    August 2, 2025
    Horoskopi

    ‘Një kthesë e fuqishme në cështje personale…’ Horoskopi për sot, zbuloni cfarë parashikojnë yjet për sot!

    August 3, 2025

    “Lidhjet në krizë…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër

    August 2, 2025

    “Me financat nuk do keni vështirësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    August 2, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.