G-Bani ndërhyn në k*nfliktin mes Joz Markut dhe Edi Kuçit: Çfarë deklaroi ai
Vala e reagimeve të personazheve publikë ndaj konfliktit fizik mes Edi Kuçit dhe Joz Markut nuk po ndalet. Në debatin e nisur rreth shkaqeve që nxitën këtë përplasje, është përfshirë tashmë edhe G-Bani, i cili ka zgjedhur të shprehë hapur qëndrimin e tij.
Nëpërmjet një deklarate në rrjetin social Instagram, G-Bani ka hedhur akuza ndaj Edit, duke rikujtuar qëndrimet e këtij të fundit pas incidentit të ndodhur midis Jozit dhe Gjestit gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”.
“Pabesi nuk është me marrë hak për nanë, motër dhe komb. Pabesi është me quajt shka Shqiptarin pse beson në kryq. Me kërcënu Shqiptarin e Shqipnisë me dhunë në Dardaninë që e kemi nanë edhe ne si ti e ndoshta dhe ma shumë”, shkruan ndër të tjera G-Bani.

Ai gjithashtu ka vënë theksin te vazhdimësia e ofendimeve nga ana e Edit pas ngjarjes së BBVA, duke argumentuar se përplasja verbale duhej të kishte marrë fund me një kërkim falje, por kjo nuk ndodhi.
“Pabesi është me thanë më fal në vend të ngjarjes e me vazhdu ofendimet kur t’ikish. I thonë një fjalë, nuk lahet mt me shrr”, vijon G-Bani, duke shtuar se, sipas tij, “historia e ka të shkrujtun e zeza mbi të bardhë se faji është i joti”.
Në mbyllje të mesazhit të tij, G-Bani ka kërkuar që kjo histori të mos shërbejë si shkas për të përçarë shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë. “Leni kombat dhe ekstremistat e internetit që duan me t’shty në urrejtje me shqiptarët e Shqipnisë. Jemi vëllezër”, përfundon ai.
Ky reagim publik vjen si pasojë e shpërndarjes së pamjeve ku Edi shfaqet në një konfrontim fizik me Jozin dhe individë të tjerë. Kjo ngjarje ka rikthyer vëmendjen edhe te një material filmik i prillit 2025, në të cilin Edi shfaqej duke fyer rëndë Jozin pas përplasjes që ky i fundit pati me Gjestin.
