Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të njohura rezidenciale të kryeqytetit.

Sipas burimeve, apartamenti i ish-banores së Big Brother, Françeska Murati, është përfshirë nga flakët në zonën Lake View, vetëm pak ditë pasi ajo kishte finalizuar blerjen e tij.
Mësohet se banesa, e blerë për një vlerë rreth 500 mijë euro, është dëmtuar, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e flakëve.