Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit një humbje të rëndë personale.
Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur ndarjen nga jeta të qenushit të tij, të cilin e konsideronte si pjesë të pandashme të familjes.
“Faleminderit miku im i dashur. Ndoshta në jetën tjetër unë do të jem qeni yt dhe ti do të jesh personi im.”, shkroi Liço krahas disa fotove të kafshës së tij shtëpiake.
Postimi i tij u shoqërua me dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët ndanë mbështetjen për moderatorin në këtë moment të vështirë.