Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në lagjen nr.15 në Durrës.
Një automjet tip “Benz” ka përplasur tre fëmijë të vegjël, ku dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Sipas të dhënave paraprake, vogëlushët ishin ulur në anë të rrugës, kur makina është drejtuar drejt tyre, duke shkaktuar ngjarjen tragjike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës./abcnews.al