Dy TRAGJEDI brenda ditës! Pas Vlorës, h*mb jetën një tjetër elektricist në Dibër

Te Fundit

Një 60-vjeçar me profesion elektricist ka humbur jetën këtë të premte në spital, pasi u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punimeve për vendosjen e saj në fshatin Vasie, në Dibër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 11:45, ku shtetasi L. Sh., dyshohet se ishte duke kryer punime për vendosjen e një shtylle elektrike, kur ajo është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 60-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë përgjegjësin e nënstacionit elektrik në Fushë-Alie, Dibër. Bëhet fjalë për shtetasin B. D., 59 vjeç, banues në fshatin Renx, i cili dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kjo është ngjarja e dytë me pasojë vdekjen e një elektricisti brenda ditës. Disa orë më parë raportuam se 45-vjeçari Altin Petanaj humbi jetën në krye të detyrës në fshatin Kocul të Vlorës, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit