Edi Kuçi thyen heshtjen pas videos me fashë në kokë: Si u përgjigj ndaj zërave për sherrin me Jozin?

ShowBizi

Në vijim të zërave që po qarkullojnë për një konflikt të supozuar fizik ndërmjet Edi Kuçit dhe Jozefin Markut, ish-banori ka zgjedhur të përcjellë një mesazh pa bërë komente direkte mbi situatën.

Pamjet e publikuara së fundmi, ku Edi dukej me një fashë në zonën e kokës, nxitën një valë spekulimesh të raportuara fillimisht nga “Prive By Liberta Spahiu”, duke hedhur dyshime mbi një përplasje të mundshme mes tij dhe Jozit.

Deri në këto momente, të dy palët kishin zgjedhur të qëndronin të rezervuar duke mos ofruar asnjë shpjegim për ndodhinë.

Së fundmi, Edi ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një reagimi tejet konciz në profilin e tij.

Në “Instastory” e postuar, ai shihet i shoqëruar nga një miku i tij, duke bërë shenjën e miratimit me gishtin e madh lart.

Ky veprim, ndonëse nuk u shoqërua me asnjë shpjegim tekstual, po lexohet si një mesazh qetësues, duke lënë të kuptohet se gjendja e tij nuk është aq e rëndë sa u përfol.

Pavarësisht kësaj, mbetet e paqartë nëse kjo plagë ka ndonjë lidhje faktike me Jozefin Markun.

Derisa mungon një konfirmim zyrtar për incidentin, gjesti i fundit i Edit ka shërbyer kryesisht për të rritur interesin e publikut mbi këtë histori ende të paqartë.

Lajmet e fundit