Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    ‘E vërteta do dal në sipërfaqe…’ Kjo javë do jetë një B0MB për këto shenja sipas Meri Gjinit!

    0
    By admin on October 6, 2025 Të Fundit

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Këtë javë e nisim me Hënën e Plotë te Dashi, në mbrëmjen e sotme.

    Mërkuri, pas disa orësh, kalon te Akrepat, ku gjen edhe Marsin.

    Kjo javë do të nxjerrë në sipërfaqe çështje që kanë mbetur nga marsi-prilli i 2025.

    Do të nxjerrë në sipërfaqe informacione ose mënyrën se si të evoluojnë këto çështje, projekte, programe, çështje ligjore.

    Projekte profesionale individuale do të kenë qartësim. Mërkuri te Akrepat ul tonacionin dhe e bën javën me një ritëm të mirë dhe produktiv. Hyrja e Jupiterit me Venusin ndihmon shumë ekonominë.

    Nga mëngjesi i sotëm do të ishte mirë të dimë çfarë detyrimesh kemi, çfarë lëvizjesh duhet të bëjmë për të zgjidhur problemet ekonomike; vendosini prioritet që në këtë paradite.

    Dashi

    Në një mënyrë apo në një tjetër do të gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Hëna e Plotë dhe hyrja e Neptunit mbi Hënë ndihmon dhe favorizohen në çështjet e profesionit. Por kujdes, imponohen tonacionet e ulëta.

    Demi

    Puna është prioriteti i javës. Do të ndihmohen shumë nga informacionet, lëvizjet, kontaktet që do të kenë gjatë javës. Mërkur-Mars përballë tyre i favorizon shumë. Hëna te Dashi nxjerr në pah lodhjen brenda shtëpisë. Ditët e para të javës shmangni rrëmujat në shtëpi.

    Binjakët

    Kjo Hënë e Plotë nxjerr në sipërfaqe shqetësimin dhe krijon stres në mënyrën si shihen ata në ambientet profesionale. Kanë një merak më shumë se duhet për mënyrën si vlerësohen dhe imazhin e tyre në punë. Bashkimi i Mërkurit me Marsin në familje do të bëjë që të ndihen të kuptuar, nuk u duhet të harxhojnë shumë energji.

    Gaforrja

    Hyrja e bukur e Venusit ka kryefjalë Gaforren. Çfarë propozimesh, sqarimesh apo projekte bashkëpunimi do të ishte mirë t’i vendosin në agjendë sot edhe nesër. Mund t’i marrin maksimumin ujdisë. Mërkuri dhe Marsi te Akrepat shkojnë shumë me Gaforren, gjë që bën që të mos mungojnë kontaktet dhe projektimet e punës. Kujdes në raport me kohën; duket sikur koha për veten shumëzohet me zero.

    Luani

    Kjo Hënë e Plotë do t’i bëjë të ndihen gati për të nisur vrapin e jetës. Janë gjithë energji, optimistë për veten. Kjo dëshirë frenohet disi nga çështjet e familjes apo dashurisë. Gjetja e formulës për t’i bërë paralelizëm çështjeve personale dhe profesionale do të ishte mënyra e artë për të shijuar një javë produktive.

    Virgjëresha

    Me këtë Hënë të Re janë gati të projektojnë një cikël të ri. Janë në hapat e para të projekteve të tyre profesionale. Kemi Venusin te Virgjëresha; çështje bankare, çështje me shtetin dhe çështje me të tretët të vendosen prioritet. Hëna në familjen e 6 do të bëjë që të ndjejnë suportin e familjes në maksimumin e mundshëm në evoluimin e tyre.

    Peshorja

    Hëna e Plotë u jep shumë vëmendje. Është një Hënë që e shijojnë për 28 ditë nga sot. Do të gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Për çështje të rëndësishme profesionale, kjo javë do të qartësojë bashkëpunimet e tyre. Tonacionet në ambientet familjare do të ishte mirë të jenë të ulëta.

    Akrepi

    Do të presin Mërkurin në hyrje me Marsin. Periudha e evoluimit në çështjet e karrierës do të ndihet shumë fuqishëm nga nesër. Sot të merren me veten dhe të kujdesen për fizikun e tyre. Ndonjë shqetësim i vogël në lidhje me trupin dhe prapaskena që diskutohen nga të tretët për ju, mund të jenë dy shqetësime të mundshme.

    Shigjetari

    Hëna e Plotë u shkon shumë. Do të qartësojë dy çështje të rëndësishme. Ose do të marrin informacione nga projektet që kanë mbetur në pranverë, ose për çështje që i përkasin studimeve apo çështje zyrash, si dokumentacione. Fokusohuni te detyrimet tuaja; nga sot deri në datën 23 mbyllni çfarë ju ka mbetur prej kohësh, ndoshta që nga pranvera 2024.

    Bricjapi

    Ndryshueshmëria e agjendës do të jetë prezente nga nesër. Pak e vështirë të qëndrojnë korrekt me agjendën e planifikuar për javën. Çdo ndryshim, mesazh, kontakt, informacion që merrni do të jetë për shumë më mirë. Do të sjellë buzëqeshje dhe ritëm të përshpejtuar. Kujdesi do të duhet të tregohet në mënyrën si imponohen në familje.

    Ujori

    Dy çështje mund të presin zgjidhje nga kjo Hënë e Plotë: fëmijët dhe ekonomia. Me ekonominë do të kenë diskutime apo informacione. Shumë me fat të lindurit në ditët e para të Ujorëve, për të zgjidhur çështje të mëdha të rëndësishme.

    Peshqit

    Është një hyrje afër me Diellin, por duket sikur nuk kanë guxim t’i gëzohen optimizmit, për arsye se i kanë projektet e tyre praktike në punë. Një Saturn bën që ngjyra të jetë optimiste, por me frikë për ta treguar. Kanë përshpejtime të mëdha në projektet personale që i kanë nisur në mars-prill të 2025. Mërkuri dhe Marsi ju shkojnë përshtat dhe u japin mundësinë të shijojnë anën e tyre më romantike.

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous ArticleParashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kjo javë ju sjell lajmin që prisni prej muajsh, kush duhet të ketë kujdes
    Next Article TRONDITET TIRANA/ Qëllohet me *rmë brenda në zyrë gjyqtari në Gjykatën e Apelit (EMRI)
    Të Fundit

    Tronditet Tirana! Atentat me a*më te Gjykata e Apelit, humb jeten nga pIagosja…

    October 6, 2025

    ‘E vërteta do dal në sipërfaqe…’ Kjo javë do jetë një B0MB për këto shenja sipas Meri Gjinit!

    October 6, 2025

    Lëkundje të forta tërmeti pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra!

    October 6, 2025
    ShowBizi

    Të shtëna me a*më brenda Gjykatës së Apelit Tiranë, plagoset gjyqtari

    October 6, 2025

    Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kjo javë ju sjell lajmin që prisni prej muajsh, kush duhet të ketë kujdes

    October 6, 2025

    “Më mirë të vd*sja se ta shihja ashtu”/ Plagosja pas sherrit në shkollë, nëna e një prej të miturve: Hyri për të ndarë shokët…

    October 6, 2025
    Tv Show

    Dikur shoqe të ngushta, Mikela nuk lë gjë pa thënë për Efin…

    October 6, 2025

    EMRI/ Vr*u gjyqtarin në sallën e gjyqit, publikohet fotoja e autorit

    October 6, 2025

    TRONDITET TIRANA/ Qëllohet me *rmë brenda në zyrë gjyqtari në Gjykatën e Apelit (EMRI)

    October 6, 2025
    Horoskopi

    ‘E vërteta do dal në sipërfaqe…’ Kjo javë do jetë një B0MB për këto shenja sipas Meri Gjinit!

    October 6, 2025

    Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Kjo javë ju sjell lajmin që prisni prej muajsh, kush duhet të ketë kujdes

    October 6, 2025

    Ditë me tensione dhe me mosmarrëveshje! E Hëna nis rrufeshëm për këto shenja

    October 6, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.