Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv ka goditur një fëmijë 13 vjeç
Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.