Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    E diela sjellë KTHESEN DRASTIKE të motit! Lajda Porja jep lajmin e madh ‘Freskim të ajrit dhe rrebeshe…’

    0
    By admin on July 26, 2025 Të Fundit

    Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të nxehti, që ka përfshirë thuajse gjithë territorin, përfshirë edhe zonat malore, një fenomen jo i zakontë për klimën tonë.

    Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin “Aldo Morning Show” se ditën e djeshme u afrua, madje sipas disa vlerësimeve mund të jetë thyer, rekordi i temperaturës prej 44 gradësh Celsius i shënuar në qarkun e Beratit në vitin 1993.

    Ajo theksoi se ndryshe nga zakonisht, kulmi i të nxehtit është regjistruar në orën 15:00, me temperatura që në disa zona kanë kapur mbi 42 gradë edhe sot, ndonëse me një rënie të lehtë dhe thuajse të pandjeshme krahasuar me ditën e djeshme.

    Por, lajmi që sjell lehtësim për qytetarët është ardhja e një mase të ftohtë ajrore nga Europa Veriore, e cila pritet të godasë Ballkanin që prej ditës së diel, 27 korrik. Kjo përplasje mes dy masave të kundërta ajrore do të sjellë një rënie të menjëhershme të temperaturave, me maksimumet që do të zbresin në rreth 34–35 gradë Celsius.

    “Dita e djeshme ka qenë një nga ditët më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit. Sepse jo se kemi pasur vlera shumë të larta, por ka qenë i gjithë territori duke përfshirë edhe zonat malore, temperatura mjaft ekstreme. Madje dje u diskutua se u thye rekordi i vlerës 43.6, pra 44 gradë në vitin 1993 në qarkun e Beratit. Dje, ndryshe nga zakonisht, vlerat maksimale janë regjistruar në orën 15:00. Duhet thënë që temperaturat janë shumë të larta, gjatë ditës së sotme ka një tendencë në rënie, por shumë pak e ndjeshme. Edhe sot mund të jemi në këto vlera, do të kapim një maksimum mbi 42 gradë në disa zona”, tha Porja.

    E diela do të shënojë jo vetëm freskim të ajrit, por edhe shtim të erërave dhe rrebeshe të shkurtra shiu, kryesisht në veriun dhe qendrën e vendit. Jugut, ndërkohë, do t’i mungojnë reshjet, duke përjetuar një kalim më të qetë të kësaj situate të përkohshme.

    Sipas Porjas, kjo është një ndërhyrje e natyrshme klimatike, por gjithsesi e rrallë për intensitetin dhe kontrastin që sjell në një hapësirë kaq të shkurtër kohore.

    “Ndërkohë që presim një ndryshim total ditën e diel. Po vjen një masë e ftohtë nga Europa Veriore drejt Ballkanit. Dhe menjëherë kjo do e shtyjë këtë masën e nxehtë që ka pushtuar Ballkanin. Presim që e diela të shënojë 34 gradë Celsius, në ndonjë zonë tek-tuk 35. Presim që të normalizohen direkt temperaturat. Të dielën do të kemi dhe një shtim të intensitetit të erës sepse është ajo lufta mes dy masave ajrore të cilat po veprojnë me njëra-tjetrën.Kemi rrebeshe të cilat do të jenë kryesisht në zonat veriore të vendit. Do kapin pak edhe ndonjë zonë të qendrës, qarkun e Elbasanit dhe ndonjë rrethinë të Tiranës, kurse jugu do të jetë fare pa reshje. Është një situatë kalimtare”, u shpreh meteorologia.

    lajda porja Moti shi shqiperi
    Previous Article‘Vajza e g*diti në organet gj*nitale, ndërsa gruaja e tij…’ zbulohet ‘skena’ e vr*sjes së Anesti Ramës!
    Next Article Aksident i rëndë në vend/ 10-vjeçari vd*s pas përplasjes së dy fuoristradave, 3 të plagosur rëndë, detajet e para
    Të Fundit

    E Premtja mbyllet me vendime të rëndësishme! Horoskopi për nesër, kësaj shenje do i ndryshojë jeta!

    September 11, 2025

    ‘Burgu me ngrica, leku tek c*ca…’ Florjan Binaj nuk përmbahet ndaj vendimit të Ramës!

    September 11, 2025

    Edi Rama me risi në qeverisje: Diella, ministrja e parë Artificiale, do te jete pergjegjese per…

    September 11, 2025
    ShowBizi

    Horoskopi i Shtatorit – Shenjat që Duhet të Kujdesen nga Humbjet dhe Pabarazitë

    September 11, 2025

    Në ditëlindjen e djalit, si rradhe here Olta Gixhari poston foto me bashkeshortin…

    September 11, 2025

    Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është një…

    September 11, 2025
    Tv Show

    ”Bëni kujdes …”/ Horoskopi i ditës së nesërme, e premte 12 shtator 2025

    September 11, 2025

    Florjan Binaj shpërthen pasi Rama prezantoi ministren e krijuar me Inteligjencë: “Që mos të futet asnjë në burg…

    September 11, 2025

    HOROSKOPI SOT – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit tuaj sot, 11 shtator 2025…

    September 11, 2025
    Horoskopi

    Horoskopi i Shtatorit – Shenjat që Duhet të Kujdesen nga Humbjet dhe Pabarazitë

    September 11, 2025

    E Premtja mbyllet me vendime të rëndësishme! Horoskopi për nesër, kësaj shenje do i ndryshojë jeta!

    September 11, 2025

    “Në punë mund të shfaqen provokime ose…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 shenjat më me pak fat për sot

    September 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.