E besoni apo jo, Selin Bollati merr postin e rëndësishëm në Top Channel!

Te Fundit

Pas shumë spekulimeve që qarkulluan kohët e fundit, vetë Selin Bollati i ka dhënë fund misterit duke e bërë publik vendimin e saj. Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” është konfirmuar zyrtarisht si pjesë e kastit të ri të “Goca dhe Gra”.

Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së hënë, kur ajo ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të ndarë detaje mbi jetën e saj pas përfundimit të garës dhe planet e së ardhmes. Edhe Top Channel ka vërtetuar pjesëmarrjen e saj si e ftuar në emisionin e moderuar nga Bieta Sulo.

Gjatë shfaqjes, ajo pranoi para publikut se do të marrë rolin e moderatores në “Goca dhe Gra”, duke hapur kështu një kapitull të ri profesional pas eksperiencës së saj të suksesshme në reality show.

Edhe pse për disa javë me radhë u përfol se ajo mund të ishte një nga emrat që do t’i bashkohej programit, deri më sot nuk kishte pasur asnjë pohim zyrtar. Me deklaratën e dhënë në “Ftesë në 5”, të gjitha dyshimet lidhur me këtë pjesëmarrje janë shuar përfundimisht.

Ky është një zhvillim tejet domethënës për Bollatin, e cila që prej triumfit të saj në BBVA 5 mbetet një figurë e ndjekur gjerësisht. Gjatë intervistës së sotme, ajo gjithashtu ndau detaje për bashkëjetesën me Gimbon dhe sfidat e jetës së saj pas largimit nga shtëpia e njohur.

Sytë e publikut tashmë janë drejtuar nga “Goca dhe Gra”, për të parë se si do të finalizohet përbërja e panelit dhe cilat do të jenë surprizat që ky sezon do t’u ofrojë shikuesve.

Lajmet e fundit