Dosja e prokurorisë zbardh tmerrin: 3 kushtet e Refit Buzit për ish-të fejuarën para vr*sjes së prindërve të saj

TvShow

Opinioni publik u shokua nga ngjarja tragjike e korrikut në Fier, ku Refit Buzi ekzekutoi me armë zjarri vjehrrit e tij të ardhshëm, pasi më parë kishte mbajtur peng ish-të fejuarën.

Pas një operacioni të gjatë negociatash me forcat e rendit, ai e la të lirë Rozalinda Plakën, për t’i dhënë fund jetës së tij brenda automjetit.Sipas versionit të familjes së autorit, zanafilla e këtij konflikti të përgjakshëm lidhet me një mosmarrëveshje financiare mbi një sasi të konsiderueshme parash, të cilat Buzi pretendonte se ia kishte dhënë vajzës dhe kjo e fundit refuzonte t’ia kthente.Anila Hoxha, gazetarja e Top Channel, ka siguruar dosjen hetimore e cila sqaron se lidhja e tyre e gjatë kishte përfunduar, por Buzi nuk pranonte ndarjen.

Edhe pse 35-vjeçari kishte vuajtur një dënim me burg gjatë vitit 2025 pas denoncimit të të resë për përndjekje, pas lirimit ai vijoi me presionet për ribashkim, pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshëm të vajzës.Përndjekja ndaj të resë intensifikohej që nga 19 marsi, data e lirimit të tij nga qelia, ndonëse ekzistonte një urdhër mbrojtjeje aktiv.

Në kallëzimin e depozituar më 22 prill, 23-vjeçarja përshkruan ankthin e përditshëm, duke treguar se si ish-i fejuari e ndiqte kudo, përfshirë ambientet përreth Spitalit Rajonal të Fierit ku ajo kryente praktikën profesionale si infermiere.Në një rast të veçantë, ai e detyroi vajzën të hynte në makinën e tij ‘Volkswagen’ dhe e çoi deri në një hotel në zonën e Novoselës.

Kur ajo kundërshtoi të zbriste, ai nisi ta shantazhonte me jetën e tij:“Zbrit nga makina dhe hyjmë që të vërtetoj që unë nuk të prek me dorë pa dëshirën tënde.

Ose zbrit ose unë do djeg veten me benzinë para teje ose ti do më vrasësh mua pa e marrë vesh njeri dhe do i hipësh taksisë dhe do ikësh pa e marrë vesh njeri…

Unë nuk jam kafshë dhe ato veprime që i kam bërë më para se të futesha në burg, i kam bërë se nuk kam qenë mirë mendërisht”, ka thënë ai.Pasi u larguan nga hoteli për të konsumuar një drekë, i dyshuari i artikuloi 23-vjeçares tre kërkesa të prera, duke e paralajmëruar se nuk kishte për ta lënë të qetë.“Nëse ti do ndarje nga unë nuk do kesh njeri tjetër në jetën tënde, do më presësh mua një periudhë kohe dhjetor-qershor ose deri në gush.

Dhe kushti i tretë pavarësisht si përfundojmë ne të dy, nuk të kushton gjë të më takosh dhe të kalosh bukur me mua.

Nëqoftëse ti nuk pranon asnjë nga këto kushte dhe do ndarje, atëherë do tu zhduk të gjithëve si fis dhe se do mbajnë përgjegjësi familjarët e tu.”– i tha ai.Nëna e vajzës kishte kërkuar ndërhyrjen urgjente të organeve ligjzbatuese, duke theksuar se sjellja e vazhdueshme e ish-të fejuarit po ia shkatërronte vajzës shëndetin, shkollimin dhe jetën.Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit pas kapjes në flagrancë, Refit Buzi pranoi se kishte vazhduar ta kontaktonte ish-partneren, ndonëse ishte në dijeni të plotë të urdhrit të mbrojtjes që e ndalonte këtë veprim.“E kam kontaktuar sepse e dua dhe ndjej akoma për atë, dua të lidhem përsëri…

Nuk kam mundur dot ta lë të qetë”-, është shprehur ai para policëve.Policia e Fierit e arrestoi sërish pas këtij denoncimi, duke bërë sekuestrimin e aparateve celularë.

Analiza e përmbajtjes së tyre zbuloi një sërë mesazhesh, thirrjesh dhe regjistrimesh zanore plot fyerje e kërcënime drejtuar vajzës.

Lajmet e fundit