DJ PM i kapur mat me një vajzë misterioze? Aludimet për lidhjen e re pas ndarjes nga Sarah Berisha

TvShow

Jeta sentimentale e DJ PM është kthyer sërish në fokusin e mediave rozë, kjo pak kohë pasi u përfol për një përfundim të lidhjes së tij me Sarah Berishën.

Një imazh i ri po bën xhiron në rrjetet sociale, ku pretendohet se DJ PM shihet në një moment intim me një vajzë gjatë pushimeve. Në fotografi, dyshja duket mjaft e afërt, duke u përqafuar në një ambient buzë detit.

Kjo situatë vjen pasi jeta private e artistit është kthyer në një temë të debatuar gjerësisht. Ditët e fundit u fol për një ndarje të mundshme nga Sarah Berisha, nisur nga fakti që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Artisti nuk ka konfirmuar asgjë në mënyrë eksplicite, megjithatë një shkrim i tij ku thuhej “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje” u lexua nga ndjekësit si një përgjigje për këto zëra.

Paralelisht me këto ngjarje, emri i Almedina Ismajlit, motra e modeles Arbenita Ismajli, ka hyrë gjithashtu në diskutimet mediatike.

Vëmendja u përqendrua te ndërveprimet e tyre online, pasi DJ PM nisi të ndiqte profilin e Almedinës, ndërkohë që ajo më herët kishte ndarë një InstaStory të DJ-t në një pishinë të kryeqytetit. Këto lëvizje shkaktuan dyshime për një lidhje mes tyre.

Ka pretendime se pikërisht Almedina është vajza që shfaqet në fotografinë e pushimeve.

Gjithsesi, nuk ka pasur asnjë pohim zyrtar për një lidhje dashurie nga asnjëra palë.

Për momentin, e gjithë kjo histori mbetet vetëm në kuadrin e hamendësimeve që po shpërndahen në internet.

Lajmet e fundit